Një vajzë e moshës trembëdhjetë vjeçare ka pësuar sot nga një shkëmb i cili ka rënë nga kamioni që po barte material nga rrënimi i disa objekteve të banimit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13h në hyrje të rrugës së Kosovës në Bujanoc. Sipas dëshmitarëve okular, vajza është dërguar me urgjencë në spitalin e Vranjës nga pronari i një lokali në afërsi të vendit të ngjarjes, raporton Titulli.
Sipas këtyre burimeve vajzës i është thyer këmba nga shkëmbi që ka rënë prej rimorkios së kamionit.
Dëshmitarët thonë se vajza kishte larguar dy fëmijë që ishin afër kamionit nga parandjenja se shkëmbi mund ti lëndojë ata, dhe kështu ka pësuar vet.
Policia ishte në vendin e ngjarjes dhe ka bërë regjistrimin e rastit duke marrë në pyetje edhe drejtuesin e kamionit./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/02/Aksidenti-Bujanoc3.jpg): failed to open stream: No such file or directory