Beqiri: Flamurin e vendosën, por nuk do t'a mbajnë as deri në mëngjes
Lokale

Beqiri: Flamurin e vendosën, por nuk do t'a mbajnë as deri në mëngjes

28.Nov.2014 23:55
0

Ish kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Galip Beqiri, ka thënë se besimi i qytetarëve tek politikanët ka humbur, ndërsa vendosja e flamurit në objektet institucionale është bërë vetëm për poena politik.

Gjatë një prononcimi për portalin informativ Titulli.com, ish drejtuesi i KKSH-së ka thënë se me veprimet e tilla të liderëve të Luginës po humbet besimi i qytetarëve.

Sipas tij, kjo u dëshmua edhe në ditën e flamurit, me pjesëmarrje të vogël të qytetarëve shqiptarë të Luginës në organizimet e institucioneve që veprojnë në Bujanoc e Preshevë, kushtuar 28 Nëntorit.

“Qytetarët e kanë humb besimin tek liderët, kjo u dëshmua edhe në festën e flamurit. Që 15 vite janë gënjyer popullata se problemi i flamurit do të zgjidhet, mirëpo edhe sot nuk mund të përdoret në mënyrë legale në institucione”, i tha Titullit, Beqiri.

Ai bëri një krahasim me vitet e kaluara kur në organizime, siç thotë ai “morën pjesë mijëra njerëz, derisa sot 200 deri në 300 qytetarë, shumica punëtorë të administratës lokale të Preshevës e Bujanocit dhe punëtor arsimor”.

“Për dallim nga vitet tjera, tre liderët ‘patriotë’ këtë nëntor kishin vënë kollare të kuqe duke e vendosur flamurin në ndërtesën që katër vitet e kaluara e kishin sulmuar në forma të ndryshme”, tha ish kryetari i KKSH-së, raporton Titulli.com.

Beqiri tha se vendosja e flamurit në objektin e KKSH-së si dhe të administratës së Bujanocit e Preshevës, është bërë vetëm për poena politik, pasi të njëjtit siç tha ai “nuk do t’i zë as mëngjesi”.

Vlen theksuar se gjatë kohës që Galip Beqiri drejtonte këtë organ, çdo nëntor kishte vendosur flamurin kombëtar në ballkonin e godinës.

Në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, pikërisht më 28 Nëntor të vitit 2012-të, Beqiri vendosi flamurin për të mos e hequr nga godina, mirëpo i njëjti pas disa ditëve, siç kishin njoftuar nga KKSH, ishte larguar nga persona të panjohur.

Pas kësaj kishte pasuar edhe procesi gjyqësor ndaj Galip Beqirit për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar në këtë organ shtetëror, gjë e cila nuk lejohet me Ligjin serbe në fuqi./Titulli.com/

Vazhdon thirrja kundër narkomanisë
Lugina mbetet pa flamur! (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration