Vazhdon thirrja kundër narkomanisë
Lokale

Vazhdon thirrja kundër narkomanisë

28.Nov.2014 23:22
0
Në kuadër të fushatës kundër substancave narkotike, drogës, e cila ka filluar me 24 nëntor dhe zgjatë deri më 4 dhjetor, është mbajt aktivitetit i radhës me tryezë të rrumbullakët me temën: "STOP Drogës "“ të gjithë së bashku kundër drogës".

Në këtë tryezë të mbajtur të enjten në hapësirat e RTV Preshevës, morën pjesë një numër i konsiderueshëm i nxënësve të shkollave të mesme nga  Presheva dhe Bujanoci, rreth 20 profesionist të lëmive të caktuara, të ftuar nga organizatorët, pastaj  përfaqësues të shkollave, nga shtëpia e shëndetit, policia, gjykata etj.

Në këtë tryezë ishin të përgatitura tri kumtesa shkencore në lidhje me pasojat dhe dëmet që sjell droga, e sidomos tek të rinjtë.

Kumtesën e parë e paraqiti mr.sc. Fatime Fazliu psikologe klinike, e cila në mënyrë gjithëpërfshirëse foli për pasojat dhe efektet negative të drogës tek të rinjtë, pastaj në familje dhe në shoqëri.

Ajo theksoi gjithashtu edhe masat preventive që duhet të merren nga të gjithë faktorët ndikues si familja, shkolla shoqëria në mënyrë që të kemi rini të shëndoshë.

Kumtesën e dytë e paraqiti  Dr. Nazmi Mehmeti , profesor në shkollën e mesme teknike në Preshevë, i cili shpjegoi llojet e drogave dhe dëmet shëndetësore që sjell ajo, e në veçanti tek moshat e reja. Ai solli shembuj të shumtë të atyre që kanë deformuar veten me anë të drogës.

Mr. Ragmi Destan teolog paraqiti kumtesën e tretë rreth ligjit fetarë kundër drogës dhe të këqijat e tjera që i sjell ajo në aspektin moral, familjar, pasojat e botës tjetër te Zoti, se si ajo pengon në adhurime duke çuar në mëkate të ndryshme, deri tek vrasja dhe vetëvrasja.

Pas kumtesave, fjalën e morën  edhe mysafirët e tjerë ku secili nga këndi dhe profesioni i vet, dhanë një kontribut shumë të çmueshëm për këtë temë.

Në gjithë këto të dhëna shkencore dhe profesionale, në bisedë interaktive u kyçën nxënësit me pyetje të shumta, duke marrë përgjigje nga panelistët.

Tryeza e së enjtes u organizua nga Departamenti i të Rinjve dhe i Gruas pranë KBI-së në Bujanoc,  shkollës së mesme teknike  “Presheva” dhe Zyra për të Rinj në Preshevë./Titulli.com/

Në Bujanoc u mbyll stërvitja ushtarake dymbëdhjetë ditore "Ujku Planit 15"
Beqiri: Flamurin e vendosën, por nuk do t'a mbajnë as deri në mëngjes
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration