Lugina mbetet pa flamur! (foto)
Lokale

Lugina mbetet pa flamur! (foto)

29.Nov.2014 14:51
0

U vendosën me brohoritje e duartrokitje të publikut për të qëndruar vetëm disa orë në ndërtesat e institucioneve lokale, ndërsa sot flamuri me shqiponjën dykrenore nuk valon për festën e 28 Nëntorit.

Godina e administratës komunale të Bujanocit sot mbeti pa flamur, u vendosë me shumë zhurmë e u hoq në heshtje.

I vetmi flamur që valon është ai i Republikës së Serbisë, përderisa flamuri me shqiponjën dykrenore të cilën e vendosi të premten kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, tashmë është palosur dhe mbyllur në sirtar.

Euforia e liderëve politik se do të mbrojnë flamurin kombëtar mbaroi për disa orë, e derisa flamuri të shihet sërish në ndërtesën e Komunës së Bujanocit dhe Preshevës, do të duhet të kalojë një vit, shkruan portali informativ Titulli.

Deri atëherë, qytetarët shqiptarë të Luginës çmadhen me flamurin kuq e zi vetëm në ambiente private.

Republika e Serbisë, edhe pse lejon përdorimin e simboleve kombëtare nga pakicat që jetojnë në këtë shtet, ajo me Ligj ndalon përdorimin e atyre simboleve të shteteve tjera, që në këtë rast simboli kombëtar shqiptarë (Flamuri kuq e zi), i cili është edhe flamurë i Republikës së Shqipërisë, nuk lejohet të vendoset në institucione të vendit./Titulli.com/

Beqiri: Flamurin e vendosën, por nuk do t'a mbajnë as deri në mëngjes
Me anë të artit kujtohen 27 dëshmorët e UÇPMB-së (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration