Begaj: Mbështesim dialogun me Serbinë, me kujdes ndaj integritetit të Kosovës
Lokale

Begaj: Mbështesim dialogun me Serbinë, me kujdes ndaj integritetit të Kosovës

19.Jan.2023 10:03
0
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka theksuar se Shqipëria e mbështet dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke qenë e kujdesshme ndaj integritetit të shtetit të Kosovës.

Begaj mbrëmjen e së mërkurës në ceremoninë e pritjes së përfaqësuesve të Trupit Diplomatik në Shqipëri, ka folur edhe për rrezikun për konflikt në Ballkan, që sipas tij, kanosej nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës.

“Nuk kam ndërmend të kaloj heshturazi mbi rrezikun që i kanosej Ballkanit deri para pak ditësh, prej provokimeve me barrikada në veri të Kosovës. Nuk mund të them nëse provokimi me barrikada të vendosura nga elementë me të shkuar kriminale dhe tentativa për ndërhyrje aktive në territorin e Kosovës nga ana e Serbisë, ka të bëjë me një logjikë agresioni të ngjashëm me skenarin në Ukrainë. Por një gjë është e qartë, çdo acarim në Ballkan i shërben shpërndarjes së vëmendjes dhe të forcës euroatlantike. Pra, i shërben agresorit”, është shprehur Begaj.

Në këto kushte, ai ka thënë se Shqipëria do të mbështesë dialogun, por do të jetë e ndjeshme dhe e matur ndaj integritetit të shtetit Kosovës. “Ne mbështesim fort dialogun Serbi-Kosovë, por nuk kemi harruar kush është agresori dhe kë ka agresuar. Nuk harrojmë as vuajtjet e sakrificat e popullit kosovar. Është më e vështirë për qeverinë e popullit të sulmuar, që as ka dëgjuar ndonjëherë ndjesë nga pala tjetër, të ulet në tryezë dialogu”, ka theksuar Begaj.
Ai ka folur edhe për organizimin e Samitit të Ballkanit Perëndimor në Shqipëri, duke thënë se është shembull mirënjohjeje e vlerësimi. Sipas tij shqiptarët do të mbeten faktor paqeje në Ballkan dhe promovues të imazhit të një Ballkani jo konfliktual.

Presidenti Begaj në fjalën e tij shprehu edhe një herë vendosmërinë e Shqipërisë për të mbetur në krah të Ukrainës, e aktivisht pjesë e bashkëpunëtore e aleancës euroatlantike.

 

“Shpresa jonë është që konflikti të marrë fund dhe agresori të zërë mend, duke kuptuar se kemi mjaft sfida për të përballuar globalisht, dhe luftërat e hapura të integritetit të vendeve e popujve nuk duhet të jenë pjesë e këtyre sfidave”, ka thënë Begaj.

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/313A902-364A-406A-B09E-BA722E5D2465.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Eurodeputeti Bilchik: Marrëveshja Kosovë - Serbi, brenda javësh ose muajsh
Ditët përkujtimore të Jonuz Musliut: Ecje në Janar, Flakadanët dhe Turneu memorial i shahut (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration