Eurodeputeti Bilchik: Marrëveshja Kosovë - Serbi, brenda javësh ose muajsh
Eurodeputeti i Parlamentit Evropian dhe raportuesi për Serbinë, Vladimir Bilchik, ka thënë se një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet për disa javë ose muaj dhe se një gjë e tillë është realiste.
“Një marrëveshje mund të arrihet brenda disa javësh ose muajsh, kjo është realiste. Ajo që nevojitet është mirëkuptimi i ndërsjellë dhe përkushtimi për zgjidhjen e problemeve”.
Ai thotë se Beogradi dhe Prishtina janë shumë larg njëri-tjetrit.
“Ne kemi parë një përparim vitin e kaluar kur ishte fjala për kartat e identitetit, por pamë gjithashtu dallime të shumta – retorikë të polarizuar, dhunë për natën e Krishtlindjeve ortodokse që potencialisht mund të çojë në një tragjedi serioze”, tha Blichik për “Kosov Online”.
Ai ka theksuar se Kosova duhet të gjejë zgjidhje për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, teksa ka shtuar se “kjo është pjesë e premtimit dhe askush nuk do të heqë dorë prej tij”.
Ai foli edhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke shtuar se viti i kaluar ka qenë i mirë për sa i përket zgjerimit dhe autoritetet në Prishtinë kanë përfituar nga kjo situatë.
“Pa normalizimin e këtyre marrëdhënieve, mendoj se është e vështirë të flitet për të ardhmen evropiane të shumicës së rajoneve, po ashtu më duhet të them sinqerisht, autoritetet në Prishtinë po punojnë me ne me vendosmëri në drejtim të harmonizimit të qëndrimeve brutaleve ruse dhe kjo është diçka që presim nga Beogradi”.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ilchik.jpg): failed to open stream: No such file or directory