Barazi tatimore apo taksë e re në Preshevë?!
Lokale

Barazi tatimore apo taksë e re në Preshevë?!

09.Jul.2012 10:53
0
Komuna e Preshevës, respektivisht drejtoria për buxhet dhe financa në bashkëpunim me programin Progres  (program i partneritetit evropian ), është duke bërë regjistrimin e shtëpive, banesave dhe lokaleve afariste, me qellim te përfshirjes se të gjithë obliguesve tatimor në detyrim për të paguar tatimin në pronë të paluajtshme dhe për të realizuar kështu një barazi në aspektin e pagimit të tatimeve si obligim ligjor dhe qytetarë. Ky projekt  do të vazhdoj për katër muaj radhazi i cili ka filluar më 17 Prill dhe do të përfundoj kah mesi i muajit Gusht. Regjistruesit do te vizitojnë secilën shtëpi dhe do të marrin informatat e nevojshme duke plotësuar formularin më të dhënat për objektin , pronarin, dhe anëtarë  tjerë të familjes. “Qytetaret janë të obliguar t`i japin te dhënat personit të autorizuar, nga që refuzimi i dhënies së informatave për pronat e tyre është i ndëshkueshëm me gjobe në shumen prej 50.000 dinarë”, deklaroi për Titullin Lulëzim Rrahmani regjistrues. Sipas Rrahmanit ky projekt ka për qëllim si për zbatimin e barazisë tatimore ashtu edhe për mbushjen e arkës së komunës me qëllim që  më pas  ajo t`i shpërndajë ato mjete në investime kapitale, arsim, shëndetësi dhe në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme sociale për banoret e saj. Regjistruesit gjatë bisedës me gazetarin e Titullit kanë thënë se projekti deri tani  është  realizuar mbi 60% dhe  përgjigjja e qytetareve ndaj këtij regjistrimi  është shume e kënaqshme. “Kemi pasur edhe raste të refuzimit po kjo  ka  rrjedhur  si rezultat i pakënaqësive të individëve të caktuar në lidhje me procedurat e legalizimit të shtëpive dhe objekteve tjera te ngjashme, por edhe kundërshtime te tjera si pasoje  e rezultatit te zgjedhjeve te fundit komunale qe dikush u ndje i harruar  nga dora e pushtetit “ tha mes tjerash ai. Pushteti lokal i Preshevës tani duhet të vendosë për mënyrën e llogaritjes së pagesës së tatimit mbi pronat./Fadil Limani/Titulli.com/  copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/07/tatimi-i-ri-preshev.jpg): failed to open stream: No such file or directory
LPD: Demokraci nuk do të thotë edhe "Sallamadi"
"100 vjet shtet Shqiptar", kremtohet edhe në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration