"100 vjet shtet Shqiptar", kremtohet edhe në Luginë
Lokale

"100 vjet shtet Shqiptar", kremtohet edhe në Luginë

08.Jul.2012 19:02
0
Në kuadër të manifestimeve gjithëkombëtare për nderë të  100 vjetorit të Shtetit të Shqiptarë, Këshilli Kombëtarë i Shqiptarëve që administrohen nga Serbia i përkrahur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, për dy ditë me radhë në Preshevë dhe në Bujanoc, me një sërë aktivitetesh kulturore e artistike ka shënuar këtë ngjarje kombëtare, raporton PreshevaNEWS. Kremten e Luginës e madhështoi  prezenca e Ansamblit Shtetërorë të Këngëve dhe Valleve të Republikës së Shqipërisë. Kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, Galip Beqiri, manifestimin në Luginë e ka cilësuar të veçantë, duke pas parasysh koincidencën e festimit të dy vjetorit të themelimit të KNSH-së dhe një vjetorin e botimit të gazetës Nacionali. Beqiri, është ndjerë mjaftë i emocionuar për realizimin e këtij manifestimi në dy komunat me shumicë shqiptare në Luginën e Preshevës. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Serbi, Shpëtim Çaushi, në dy vjetorin e themelimit të Këshillit Kombëtarë, ka dëshmuar përkrahjen që ky institucion e gëzon nga Shtetit Shqiptarë. Ai në fjalën e tij ka thënë se ambasada që ai e përfaqëson, ka një sërë aktivitetesh për të ndihmuar përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve që jetojnë në këto zona. Çaushi, prezencën e Ansamblit Shtetërorë të Këngëve dhe Valleve të Republikës së Shqipërisë dhe shkëmbimin e trupave artistike nga Lugina në Shqipëri e ka quajtur një pjesë të programeve të zhvillimin e kulturës shqiptare. Ndërkaq, njeriu i parë i Ambasadës Shqiptare në Beograd, është ndjer i shqetësuar rreth problemeve që kanë shqiptarët në Luginën e Preshevës, ndaj ai ka kërkuar që zgjidhja e tyre të bëhet përmes rrugës institucionale, duke përmenduar të arriturat e KNSh-së , të cilat u paraqitën edhe në këtë bilnasë të dy vjetorit të themelimit të tijë. Nga ana tjetër deputeti i vetëm shqiptarë në parlamentin republikan, Riza Halimi, e ka quajtur dinjitoz aktivitetin e Këshillit Kombëtarë për manifestimin e 100 vjetorit të Shtetit Shqiptarë. Halimi, ka deklaruar se Këshilli Kombëtarë Shqiptarë gjithnjë  e më shumë po dëshmon për arritjen e rezultateve konkrete, jo vetëm në sferën e informimit përmes gazetës Nacionali e cila siç është shprehur, po e kryen misionin e saj për një informim objektiv në Luginë të Preshevës, por edhe aktiviteti në fushën e arsimit edhe aktivitetet e llojllojshme në fushën e kulturës edhe ky manifestim i sotëm dinjitoz i realizuar me ndihmën e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe me ndihmën e Ansamblit Shtetërorë të Këngëve dhe Valleve e kurorëzon një aktivitet të denjë për këtë manifestim të Shtetit Shqiptarë dhe të shqiptarëve ku do që janë. Këshilli Nacional i shqiptarëve që administrohen nga Serbia, është institucion reprezentativ i shqiptarëve i cili në kuadër të kompetencave të veta ka të drejtën për arsimim, atë për kulturë, informim, përdorim zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip dhe të drejtën për simbolet kombëtare. KNSH është themeluar në vitin 2010, ndërkohë që ka gjet përkrahjen e pjesës më të madhe të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/07/KKSH-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Barazi tatimore apo taksë e re në Preshevë?!
Kundër reagim: Dezerterët partiak nuk i shërbejn askujt
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration