Arsim Sadriu nga Presheva, nominohet për deputet në kantonin Basel të Zvicrës
Lokale

Arsim Sadriu nga Presheva, nominohet për deputet në kantonin Basel të Zvicrës

29.Jan.2016 00:30
0
Arsim Sadriu nominohet zyrtarisht në listën për kandidatë në partinë socialdemokrate në Kantonin e Basel-Stadit në Zvicër.

Pas prezantimeve dhe në një konkurrencë interne përbrenda partisë, ku kishte kandidat me profile tëlarta, qoftë nga shkenca, avokat, gazetar si dhe nga ata që janë pjesë e parlametit aktual në Kantonin e Basel Stadit.

Në një votim korrekt dhe të verifikuar sipas statusit partiak u bë votimi me vota të fshehura dhe krahas asaj që kandidoj për herë të parë dhe kandidati i vetëm shqiptar, Arsim Sadriu arriti të nominohet zyrtarisht nga ky votim si kandidat për parlamentin –“Grossrat” te Kantonit te Basel Stadit.

Në një prononcim për Titulli.com Arsim Sadriu tha se është përgjegjësi po aq edhe privilegj për të kandiduar në kantonin e dytë me të fuqishëm ekonomik dhe financiar në Zvicër

“Me këtë njëkohësisht të përfaqësoj shqiptarët që banojnë dhe jetojnë ne këtë Kanton. Ka akoma punë dhe angazhime, por shpresoj në përkrahjen e fuqishme të komunitetit shqiptar në kantonin e Basel-Stadit”, theksoi Sadriu.

Përndryshe Arsim Sadriu është me origjin nga Presheva i lindur më vitin 1969, aktualisht ai merret me biznesin e tij në leminë e kontabilitetit, këshillimeve të biznesit, administrimit të ndërmarrjeve./Titulli.com/

Presheva, Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe Perandoria Osmane
Asnjë shqiptar i punësuar në Shtëpinë e Shëndetit në Medvegjë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration