Arifi: Drejtësia serbe, diskriminon hapur shqiptarët e Luginës (video)
Qeveria e Serbisë po vazhdon t`i shkelë të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës, duke nisur me pasivizimin e adresave. Madje edhe kur bëhet fjalë për drejtësi, shqiptarëve atje nuk u respektohet e drejta. Gjykata në Preshevë është mbyllur nën arsyetimin për numër të vogël të banorëve.
Për shërbime gjyqësore shqiptarët e Komunës së Preshevës obligohen të shkojnë në Bujanoc ku funksionon Gjykata Themelore. Ndërsa për punë në Prokurori, shërbime ofrohen vetëm në Vranjë.
Shtrirjen e diskriminimit ndaj qytetarëve shqiptarë Serbia e bën duke ua pamundësuar që t'i gëzojnë të drejtat edhe në përdorimin e gjuhës. Vendimet u shkruhen në gjuhën serbe, madje në alfabetin cirilik. Kështu kanë thënë disa qytetarë në Luginë të Preshevës.
Avokati Naser Arfi thotë se ballafaqohen me vështirësi për realizimin e seancave, teksa thotë se pasojat janë të mëdha, humbje e kontestit e në veprat penale dhe caktimi i paraburgimit nëse qytetarët nuk mund t'i përgjigjen thirrjes në kohë.
“Vështirësitë janë të shumta, përfshirë ato të udhëtimit, të caktimit të orarit të seancave gjyqësore ... duhet të gjejnë të hollat që të shkojnë dhe t'i përgjigjen gjykatës në këtë rast në Bujanoc, në vend se të mbahet këtu në Preveshë ku është ndërtesa e përshtatshme për Gjykatë Themelore ku është ndërtesa m e re se në Bujanoc", tha Arifi.
“Tash është mundësuar që tre ditë në javë, qytetarët të marrin shërbime, t’i tërheqin ato nga Bujanoci….”, tha Shaqiri.
Por edhe në Bujanoc qytetarët shqiptarë marrin shërbime administrative, mirëpo ballafaqohen me shume vështirësi.
Shaip Kamberi është kryetar i Partisë Për Veprim Demokratik dhe deputeti i vetëm, shqiptar në Kuvendin e Serbisë. Ai tha se të drejtat fondamentale të cilat janë të garantuara në Kushtetutë flasin për të drejtë të barabarta në drejtësi, por te shqiptarët ato nuk zbatohen.
Ai tha se në drejtësi nuk nënkuptohet vetëm punësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, por edhe mbajtja e seancave dhje procedurave në gjuhen amtare, gjë që nuk ndodhë.
Por, problematikë më e madhe e shqiptarëve në Luginë është se ndjekja penale mbetet në duart e serbëve, sepse prokuroria ndodhet vetëm në Vranjë derisa nuk ka asnjë prokuror shqiptar. /rtk
copy(/home/titulli/public_html/images/image/aser-arifi.jpg): failed to open stream: No such file or directory