Analizë: A mund Bujanoci të krahasohet me ndonjë komunë në Veri të Kosovës?
Lokale

Analizë: A mund Bujanoci të krahasohet me ndonjë komunë në Veri të Kosovës?

04.Jul.2012 15:12
0
Shkruan: Jeton Ismaili;   Krahasimet Veri i Kosovës-Luginë e Preshevës Diplomacia Ndërkombëtare me të madhe ka zënë të flas për nisjen e një dialogu politik midis Kosovës dhe Serbisë, edhe atë jo më larg se në vjeshtë të këtij viti. Sipas të gjitha gjasave, nëse i referohemi deklaratave të përfaqësuesve ndërkombëtarë,  këto bisedime do të fokusohen në zgjidhjen e çështjes së Veriut të Kosovës. Shqiptarët e Luginës gjithnjë kanë pretenduar të shohin zgjidhjen e çështjes së tyre në të gjitha forumet ku flitet për raportet Prishtinë-Beograd.

Në këtë drejtim, kuptohet më të zëshëm kanë qenë politikanët e Luginës të cilët në kontinuitet janë shprehur se zgjidhja e vetme e problemeve në këtë rajon është parimi reciprok midis të drejtave të serbëve në Kosovë me të drejtat e shqiptarëve në Serbi.

Mirëpo, gjendja në terren është krejt ndryshe. Në Veri të Kosovës serbët qeverisin vetëm, madje përkrahen fuqishëm edhe nga Beogradi.Ata nuk njohin Koosvën si shtet të vetin, ndrërsa vetqeverisjet lokale janë kryekput serbe. Në Luginë situata është krejt ndryshe. Këtu vlejnë në tërësi Ligjet e Serbisë, madje në shumë raste ato zbatohen shumë më ashpër se në pjesën tjetër të këtij shteti.   Koalicioni paszgjedhor në Bujanoc a  mund të ketë pasoja fatale? Në tërë këtë situatë të palakmueshme politikanët e njërës pjesë të Luginës si duket kanë bërë një gabim i cili me kalimin e kohës ka gjasa të dal si fatal. Formimi i koalicionit lokal në Bujanoc i dal nga zgjedhjet e gjashtë majit mund të ketë pasoja afatgjate jo vetëm për shqiptarët e Bujanocit e të Luginës por shumë lehtë mund ta përkeqësoj edhe pozitën e palës kosovare në bisedimet me Serbinë, nëse eventualisht në rend dite vihen të drejtat reciproke midis dy popujve që jetojnë në dy shtete të ndryshme, ose nëse eventualisht Prsihtina dhe Beogradi meren vesh edhe për modalitete tjera që mund të nëkuptojnë edhe përcaktime të reja të vijave kufitare, etj. Në këtë rast Bujanoci mund të vihet para aktit të kryer. Pala qevritare serbe me të drejtë mund ta mbrojë  tezën se Bujanoci është një parajsë mbi tokë dhe se shqiptarët dhe serbët atje nuk kanë nevojë për asnjë nryshim, nuk i duhet as reciprociteti e as Kosova…. Pala qeveritare serbe lirisht mund ta përjashtoj Bujanocin në çfarëdo lloj negociatash duke i’u referuar koalicionit paszgjedhor duke e cilësuar atë si vullnetarë. Madje mund edhe të tallet me të tjerët duke e mar pikërisht Bujanocit si një “ shembull “ se si duhet ndërtuar pushtetet.   Nevoja e qeverisjes së përbashkët brenda shqiptare Megjithatë, politikanët e Luginës, veçanërisht ata të Bujanocit duhet gjetur forcë dhe duhet treguar të pjekur që të dalin nga kjo situatë dhe t’i përmirësojnë gabimet. Kjo duhet të vlej për të gjithë, si për partinë shqiptare e cila tash është në pozitë si për ato të cilat janë në opozitë. Nuk ka nevojë më të kërkohet fajtori.Kushkujt i ka dërguar ftesa i pari apo  kush ka filluar i pari të flas me bllokun serbë të partive për koalicion, të gjitha këo duhet të mbesin mbrapa nesh. Nëse kështu vazhdohet me akuza atëherë do të mbesim peng të teorisë se “ a më e vjetër është pula apo veza ? “. Të gjithë duhet të angazhohen dhe të dilet nga kjo situatë. Ka edhe pak kohë në arritjen e trenit të fundit. Nuk do të ishte asgjë e keqe nëse shqiptarët edhe këtë mandat qeverisin së bashku. Madje nuk do të ishte keq edhe nëse serbët vazhdojnë të jenë pjesë e pushtetit, ngase edhe për ata ka vend. Mirëpo, situata e kërkon që asnjë subjekt shqiptarë nuk guxon të jetë përjashtues, pikërisht për shkak të rrethanave  që priten të ndodhin me Veriun e Kosovës. Nuk do të kishte asnjë kuptim nëse subjektet shqiptare në Bujanoc arrijnë Marrëveshje vetëm se kur të jenë marë më pozicionet në bisedimet e reja Prishtinë-Beograd. Atëherë do të ishte tepër vonë dhe pa asnjë dobi.   Qveria e re në Beograd edhe një dëshmi se shqiptarët duhet të jenë bashkë Madje edhe vet konfiguracioni i ri politik në skenën serbe le të konkludojmë se është edhe një shkas më tepër që shqiptarët të qeverisin së bashku me Bujanocin. Nuk kemi neovojë më të ndahemi në “ patriot “ e “ tradhëtar “. Duke e pasur parasysh të kaluarën atëherë klika e re qeveritare nëBeogradshumë lehtë mund të na etiketojë si “ shqiptarë të ndershëm dhe jolojal “. Mu atëherë do ta kemi edhe belanë më të madhe kur do të fillojmë të akuzojmë njëri-tjetrin si “ spijunë, debejcë “ e çka jo tjetër. Andaj, topi është në fushën e politikanëve shqiptarë të Bujanocit. Ata duhet të vendosin, ose të shënojnë gol aty ku duhet ose ta mbushin rrjetën e vet me autogola.   Autori është drejtor i Rtv Spektri në Bujanoc dhe korrespondent i Radios Dojçe Vele    copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/07/zubin-potok1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Akademia “Stoa” me aktivitete të bujshme
Kosovë, arrestime për incidentin në Dobrosin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration