Akademia “Stoa” me aktivitete të bujshme
Lokale

Akademia “Stoa” me aktivitete të bujshme

05.Jul.2012 00:02
0
Profesorë nga shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, kanë hapur Akademinë e quajtur “STOA”, në të cilën marrin pjesë nxënësit më të dalluar që njohin artin poetik dhe aktrimin. Bejzad Abdullahu, udhëheqës i kësaj akademie gjatë bisedës me gazetarët e Titullit shpalosi edhe planet për të ardhmen të cilët sipas tij do të ndikojnë dukshëm në zbulimin dhe aftësimin e talenteve të rinj në këtë fushë. “Akademia për momentin ka 18 nxënës të ndarë në dy grupe me nga 8 nxënës. Ndërsa të gjithë ata që dëshirojnë të regjistrohen duhet të kenë prirje në artin poetik”, tha Abdullahu. Ai shpreson se ky projekt do të ketë edhe ndihmën financiare të pushtetit lokal të Bujanocit, ku pastaj suksese do të jenë edhe më dukshme. Akademia “Stoa” planifikon që një të ardhme të afërt të zhvillojë takim pune më akademikun Rexhep Qosja, mirëpo sipas profesorit Bejzad Abdullahu nxënësit do të lexojnë dhe mësojnë rreth biografisë dhe punës intelektuale para se takohen direkt. Deri më tani kjo akademi ka treguar sukses, gjatë takimeve me Dritëro Agolli, Memet Rukiqin,Ramiz Kelmendin ,Flora Brovina dhe shumë emra eminent tjerë të kulturës shqiptare./Zilihaje Selmi&Miranda Nevzadi/Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/07/libra-poetike.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Shkurorëzimi si një pasqyrim i emancipimit
Analizë: A mund Bujanoci të krahasohet me ndonjë komunë në Veri të Kosovës?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration