Lokale
Ambasadori Heinz Wilhelm qëndron në KKSH
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Galip Beqiri ka pritur të mërkurën në zyrat e tij, Ambasadorin e Gjermanisë dhe sekretaren e parë të Ambasadës në Beograd, Heinz Wilhelm dhe Sonja Bohnet.
Kryetari Beqiri, mysafirët i njoftoi me funksionimin e deritanishëm të KKSH-së, duke vënë theksin në hapat për zgjidhjen e problemeve vitale të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
“Problemet janë grumbulluar me vite e vite, në partneritet me të gjitha palët e interesuara kemi bërë hapa të konsiderueshëm në arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip” tha Beqiri, i cili më tej vazhdoi se “kemi shprehur shqetësimet tona rreth kurrikulave dhe librave shkollor ku edhe më tej na duhet ndihma e të gjithëve e në veçanti prezenca më aktive e Ambasadës Gjermane”.
Kryetari i KKSH-së gjithashtu i njoftoi drejtpërdrejt rreth gjendjes dhe nivelit të respektimit të të drejtave të shqiptarëve duke nënvizuar përdorimin e gjuhës shqipe nga institucionet zyrtare dhe incidentin e fundit me librat shkollor në shkollën “Zenel Hajdini” në Raincë.
Ambasadori Heinz Wilhelm inkurajoi KKSH-në për punën dhe veprimtarinë që e ushtron, duke vënë theksin se do ta mbështesë këtë institucion në fuqizimin dhe rolin e merituar.
“Ambasada Gjermane interesuar që të shoh zhvillimin e komunitetit shqiptarë dhe në këtë drejtim do të jemi partner në procesin e integrimit” u shpreh Ambasadori Wilhelm.
Me këtë rast Ambasadori Wilhelm në shenjë respekti dhuroi një monografi mbi kryeqytetin e Gjermanisë Berlin, për deri sa në mirënjohje të kontributit të kësaj ambasade kryetari Beqiri i bëri dhuratë fotografin ku është paraqitur imazhi i veshjes tradicionale kombëtare medvegjase.
Nga takimi shprehën të gjitha palët kënaqësinë duke konkluduar se më shumë se kurrë është e nevojshme prezenca e Ambasadës Gjermane në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe ndikimi i saj në normalizimin e jetës së shqiptarëve në këto treva pasur parasysh edhe lidhjet e kësaj treve me diasporën në këtë shtet./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/11/ambasadori-gjerman-Beqirir-2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!