Lokale
17.852 fidane të pemëve i ndahen bujqve të Bujanocit (foto)
Në sallën e Kuvendit komunal në Bujanoc, sot janë nënshkruar kontratat mes kryetarit të komunës Nagip Arifit dhe 35 përfitues bujq për ndarjen e fidaneve të pemëve.
Projekti “Përparimi i prodhimtarisë pemëtarë në Rrethin e Pçinjës” i financuar nga Programi “EU-PROGRES” i Bashkimit Evropian, i përkrahur nga Qeveria Zvicerane, ka filluar të zbatohet në territorin e komunës së Bujanocit.
Sipas kryetarit të kësaj komune, Nagip Arifit, nga ky projekt bujqit kanë përfituar gjithsejtë 17.852 fidane të llojeve të ndryshme të pemëve, për mbjelljen në sipërfaqe mbi 25 hektarëve.
“Në bashkëpunim me programin EU Progres kemi realizuar disa projekte në komunë e Bujanocit, ndërsa shërbimi jonë i bujqësisë para gjashtë muajve ka fituar një program rreth zhvillimit të pemëtarisë dhe vreshtarisë në komunë e Bujanocit”, u shpreh kryetari Arifi pas nënshkrimit të kontratave për përfituesit e këtij donacioni, raporton Titulli.
Aktiviteti i këtij projekti është pas zyrtarizmit të përfituesve, u zhvendos në tregun e gjelbër të qytetit të Bujanocit, ku të 35 përfituesve të këtij donacioni iu janë ndarë fidanet që janë për të cilat përfituesit nuk duhet të paguajnë.
Dy nga përfituesit e fidaneve, Shefket Ibishi (818 fidane) nga fshati Turi dhe Bajram Beqiri (mbi 400 fidane) nga fshati Bilaç, u shprehen të kënaqur dhe falënderues për dhurimin e këtyre fidanëve.
Vlera e përgjithshme finansiare e fituar nga ky projekt për bujqit e kësaj komune është mbi 1.6 milion dinar, ndërsa përfitues kanë qenë si shqiptarët, poashtu edhe serbët e romët.
Si kriterium kryesor për të përfituar nga ky donacion ka qenë që aplikuesit ta kenë të regjistruar ekonomisë bujqësore dhe të i kenë në pronësi të veten, apo në shfrytëzim me kontratë, minimumi 50 ari tokë pjellore./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/11/Arifi-pemet-3.jpeg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!