Aktivitet politik në Bujanoc: Shaip pse s'ka vend për doktorat shqiptar?
Forumi i Partisë Demokratike në Bujanoc përmes një aktiviteti ka shprehur paknaqësinë ndaj qeverisjes lokale për problemet në shtëpinë e shëndetit dhe përmirësimin e gjendjes në shëndetësi, shkruan Titulli.com.
Janë vendosur transparentet para objektit të institucionit shëndetësorë me mbishkrimet në një gjuhë të butë “Shaip këtu nuk rrespektohet gjuha shqipe, Shaip nuk ka vende për doktorat shqiptar dhe mbishkrime tjera.
“Problemet e shumta në sferën e shëndetësisë, mospërmbushja e premtimeve nga ana e pushtetit lokal rreth Shtëpisë së Shëndetit, largimi mjekëve shqiptarë për në vendet perëndimore përshkak të pamundësisë për të punuar në vendlindje, mospërdorimi i gjuhës shqipe, mosfunksionimi i ambulantave në vendbanimet shqiptare e deri te skandali më i madh në historinë e pasluftës ku pacientët priten me armë të rëndë të tipit M48 nga ana e një punonjësi të Shtëpisë së Shëndetit”, thuhet në mes tjerash në njoftimin e PD-së.
Forumi Rinorë i PD-së ka shkruar se premtimet elektorale të kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi nuk janë realizuar por edhe sipas tyre nuk është zgjedhur drejtori shqiptar që aludonte shumë gjatë fushatës elektorale por gjendja në shëndetësi është përkeqësuar.
Të rinjtë e Partisë Demokratike vazhdojnë të jenë aktiv me faza përmes disa inciativave që kundërshtojnë qeverisjen aktuale të komunës së Bujanocit dhe njëherit duket se kanë filluar një fushatë parzgjedhore të hershme./Titulli.com/
Aktivistë të Partisë Demokratike vendosin lule në rrugët me gropa të qytetit në Bujanoc
copy(/home/titulli/public_html/images/image/d-transparentet.jpg): failed to open stream: No such file or directory