“Vatra”: Mos fyeni shqiptarët se fundoseni
Shoqata e të shpërngulurve “Vatra” nga Lugina ka reaguar ndaj fyerjeve që iu bënë shqiptarëve nga maturantët serb në Beograd. Thirrjet “Vrite”, “Therre”, “Shqiptari të mos ekzistojë” kanë kumbuar rrugëve në pjesën qendrore të Beogradit, ndërsa janë dëgjuar edhe thirrje të tjera raciste, këngë për “Kosovën Serbe” dhe në mbrojtje të kriminelëve serb si dhe këngët për Ratko Mladiq, Vatra i cilëson si parulla fyese ndaj shqiptarëve. Mes tjerash, të rinjtë e shoqatës “Vatra”me seli në Gjilan, përmes një kumtese i kanë bërë thirrje bashkëmoshatarëve të vetë serb, që të distancohen nga kjo politikë vetëfundosëse e Serbisë, në mënyrë që të shikojnë nga e ardhmja evropiane e saj./Titulli.com/ *************************************************************************************************************************** ReagimTë mos infektohen të rinjtë serb me urrejtje ndaj popullit paqedashës Shqiptar.
Ne rinia e shoqatës “Vatra’’ nga Gjilani e dënojmë ashpër këtë incident të shkaktuar në qytetin e Beogradit nga të rinjtë serb të cilët gjatë mbrëmjes së maturës të shkollës ajrore në Beograd kanë shfaqur thirrjet dhe urrejtjen e tyre antishqiptare përmes thirrjeve dhe parullave fyese në festimet e mbrëmjeve të maturës në rrugët e kryeqendrës serbe. Thirrjet “Vrite”, “Therre”, “Shqiptari të mos ekzistojë” kanë kumbuar rrugëve në pjesën qendrore të Beogradit, ndërsa janë dëgjuar edhe thirrje të tjera raciste, këngë për “Kosovën Serbe” dhe në mbrojtje të kriminelëve serb si dhe këngët për Ratko Mladiq. Kjo gjeneratë e re e cila është e helmuar me një politikë të urrejtjes ndaj shqiptarëve, politikë e cila është reflektuar dhe tek këta të rijnë serb nga regjimet e kaluara serbe të cilët e shfaqën hapur urrejtjen dhe fyerjet ndaj popullit tonë i cili gjithnjë ishte i pa fajshëm dhe i shtypur nga regjimet Kriminale Serbe. Ne si të rijnë shqiptarë pjesë aktive brenda shoqatës “Vatra” i bëjmë thirrje të rinjve serb të distancohen nga kjo politikë vetë-fundosëse e Serbisë në mënyrë që të shikojë nga e ardhmja evropiane saj . Ne shpresojmë shumë në një rini të ndërgjegjshme dhe të arsyeshme serbe të painfektuar me urrejtjen për popullin paqedashës shqiptar. Siç shihet, këto rryma dhe iniciativa radikale që u shfaqën përmes të rinjve serb të inspiruar nga koha kryekriminelëve: Milloshoviq, Sheshel, Arkan dhe së fundi nga trashëgimtari i denjët i kësaj politike Ivica (Sllobondan) Daqiq dhe varësit e tij që po përhapin një urrejtje patologjike tek tërë populli dhe rinia serbe duke dëmtuar dhe po e rrezikuar të ardhmen e shtetit Serb dhe të rajonit. Frika qëndron te e ardhmja ku Ne dhe mbarë bota progresive shpresonim në qasje më të mirë të rinisë serbe, e cila nuk i ka tejkaluar akoma formulat e urrejtjes ndaj të gjithëve e posaçërisht ndaj shqiptarëve. Kjo na bënë që të kemi një ndjenjë dëshpëruese për ardhmen e saj...! Rinia e-Vatrës-Gjilan 4 qershor 2012-sekretarë Enver Haziri.copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/Rinia-Vatra.jpg): failed to open stream: No such file or directory