FR i PVD-së shënon Ditën e Evropës
Lokale

FR i PVD-së shënon Ditën e Evropës

08.May.2014 04:53
0
Forumi Rinor i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) të premten më 9 Maj, me aktivitet argëtues shënon 64 vjetorin e Evropës së Bashkuar Ky Forum Rinor në këtë ditë në kafiterinë ‘The Club’ në Preshevë organizon këtë festë nën moton ‘Evropa na Bashkon’. Organizatorët përmes këtij njoftimi ftojnë të rinjtë e Luginës së Preshevës që të marrin pjesë në këtë aktivitet ku do t’i argëtojë Dj. Sign dhe Dj. Jay Jay./Titulli.com/ ***************************************************************************************************************************************************************************

Forumi Rinorë i PVD-së: 9 Maj, Presheva feston “Evropa na bashkon”

pvd-festa evropes

„Paqja  botërore nuk mund të mbrohet pa përpjekje kreative në proporcion me rreziqet që e kërcënojnë atëndaj për të shënuar 9 Majin,e njohur si Dita e Evropës, Forumi Rinor i Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë,bazuar me idenë “Evropa na Bashkon” po në të njejtën ditë me fillim në ora 20:00  në kafiterin “The Club” në Preshëvë ka organizuar festën për 64 vjetorin e nismës për themelimin e asaj që sot quhet Bashkimi Evropian. Guri i themelit për krijimin e Bashkimit Evropian u vendos nga Ministri i Jashtëm Francez, Robert Schuman, në deklaratën e tij të 9 majit të vitit1950, në të cilën ai parashtroi idenë e përpunuar më parë me Jean Monnet përbashkimin e industrive evropiane të qymyrit dhe çelikut. Sipas tij, kjo do të përbënte një nismë historike për ndërtimin e një “Evrope të organizuar dhe vitale”, pa të cilën paqja në botë do të ishte e pamundur. Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit Themelues të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut më 18 prill të vitit1951. Në nënshkrimin e traktatit merrnin pjesë: Gjermania,Franca,Belgjika,Italia,Holanda dhe Luksemburgu. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm erdhi disa vjet më vonë me Traktatet e Romës, të 25 marsittë vitit1957, të cilat krijuan Komunitetin Ekonomik Evropian dhe Komunitetin Evropian të Energjisë Atomike (EUROATOM). Këto komunitete filluan nga puna me hyrjen në fuqi të traktateve më 1 janar të vitit 1958. Krijimi i Bashkimit Evropian me Traktatin e Mastrihtit shënoi një hap të mëtejshëm në rrugën e bashkimit politik të Evropës. Megjithëse ky traktat u nënshkrua më 7 shkurt të vitit 1992, një numër pengesash gjatë procesit të ratifikimit (miratimi nga Qytetarët e Danimarkës vetëm pas një referendum të dytë ; procesi gjyqësor në Gjermani për deklarimin antikushtetues të miratimit) bënë që Traktati të mos hynte në fuqi deri më 1 nëntor të vitit 1993. Traktati i Mastrihtit i referohet vetvetes si “një fazë e re në procesin e krijimit të bashkimit akoma më të ngushtë ndërmjet popujve të Evropës”.Krahas një numri ndryshimesh për Traktatet e Komunitetit Evropian dhe Euroatomit, ai përmban edhe instrumentin për krijimin e Bashkimit Evropian – procesi për krijimin e së cilit ende konsiderohej si i papërfunduar.Traktati përbën hapin e pare në rrugën drejt krijimit të një sistemi kushtetues Evropian, në të cilin do të përfshihen edhe vetë komunitetet. Bashkimi Evropian mori një zhvillim të mëtejshëm me Traktatin e Amsterdamit i cili u nënshkrua më 1 tetor të vitit 1997 dhe hyri në fuqi më 1 maj të vitit1999 pas ratifikimit nga të gjitha shtetet anëtare. Traktati i Amsterdamit ka modifikuar përmbajtjen e Traktatit të Mastrihtit në pesë fusha kryesore :
  • liria, siguria dhe drejtësia,
  • qytetaria e Bashkimit,
  • politika e jashtme,
  • institucionet e BE-së
Gjatë samitit të Nicës 7-11 dhjetor 2000, kryetarët e shteteve dhe të qeverive si dhe ministrat e jashtëm të shteteve anëtare, pas një maratone të gjatë bisedimesh, ranë dakord për miratimin e një kushtetute për Bashkimin Evropian. Traktati i Nicës përmban dispozita mbi ndarjen e pushteteve dhe proceduratve ndimëmarrëse të BE-së.Traktati u miratua në mënyrë përfundimtare nga qeveritë e shteteve anëtare më 26 shkurt të vitit 2001, date kur u nënshkrua nga ministrat e jashtëm.Pas kësaj, hyri në fuqi më 1 shkurt 2003, pas ratifikimit nga parlamentet e të gjitha shteteve anëtare. Atëherë,”Evropa na Bashkon” është motoja që ka shtyrë antarët e Forumit Rinor të PVD’s, të ndërmarrin këtë aktivitet,ku njëherit ftojnë të gjithë të rinjt e Luginës së Preshevës, ti bashkohen festës ,nën hitet e përzgjedhura të Dj.Sign e Dj.Jay Jay.  

Forumi Rinorë i PVD-së

Preshevë,  07 maj 2014,

Bujanoci humb miliona, stagnon me punime në infrastrukturë
Ekskluzive: Xhandarmëria “rrethon” lojtarët e KF Tërnocit? (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration