Ekskluzive: Xhandarmëria “rrethon” lojtarët e KF Tërnocit? (video)
Lokale

Ekskluzive: Xhandarmëria “rrethon” lojtarët e KF Tërnocit? (video)

07.May.2014 22:12
0
Rast i pa precedent në Tërnoc të Bujanocit, Xhandarmëria serbe në aksion në pikë të drekës, kur luhej ndeshja mes KF Tërnocit dhe Nebeski Angjelli Udhëheqësia e klubit futbollistik shqiptar KF Tërnoci nga komuna e Bujanocit sot është gjendur në një situatë të vështirë, kur pak minuta pa filluar loja mes klubit vendas dhe Nebeski Angjelli (skuadra e ushtrisë serbe) ka nisur një aksion i njësisë speciale Xhandarmërisë, me maska e të armatosur deri në dhëmbë. Klubi ka paraqitur rastin në redaksinë e portalit informativ Titulli, i cili me të dalë në vend të ngjarjes ka regjistruar aksionin e Xhandarmërisë, e cila me eskortën e saj prej gjashtë veturave kishte zbarkuar në stacionin policor në afërsi të stadiumit, pak momente para se të fillonte ndeshja futbollistike. “Njësitë speciale janë paraqitur 10 minuta para se të fillonte loja me klubin Nebeski Angjelli. Kjo ka shkaktuar panik tek 90 për qind e lojtarëve, pasi ata janë të moshës së re”, i ka thënë Titullit drejtori i klubit Enis Salihu. Ai theksoi se udhëheqësia nuk ka dashtë të shkaktojë panik, mirëpo defilimi i këtyre njësive rreth e rrotull stadiumin ka ndikuar tek lojtarët. “Një aksion të tillë kjo njësi policore ka mund ta marrë paradite apo kur të kishte përfunduar loja, e jo në momentin që vetëm se po fillonte ndeshja”, është shprehur Salihu, duke dyshuar se aksioni ka pas edhe qëllimin tjetër, frikësimin e lojtarëve por edhe të shikuesve në stadium. Jo zyrtarisht mësohet se aksioni i sotëm i Xhandarmërisë ishte ndërmarrë për të gjetur armatimin, me çrast edhe ishin marrë në pyetje disa banorë tërnocas. Eskorta e Xhandarmarisë pas një kohe ka lëshuar stacionin policor dhe është sjell rreth stadiumit për të vazhduar rrugën për në arat afër, ku edhe ka ndaluar ndërsa me vete kishin edhe të arrestuarit tërnocas, të cilët janë të njohur për redaksinë. Gjithnjë sipas burimeve të pakonfirmuara, supozohet se në fushat afër ku Xhandarmëria ndaloi, bëhej edhe kërkimi për gjetjen e armatimit të supozuar se fshihej në atë vend, që nga përfundimi i konfliktit të armatosur mes forcave serbe të sigurisë dhe UÇPMB-së. Vlen theksuar se kjo situatë e krijuar, të cilën më së miri e pasqyron video e mëposhtme, ka ndikuar edhe në rezultatin e ndeshjes, ku skuadra vendase ka humbur me rezultat 2:0 kundrejt mysafirëve. /Titulli.com/
FR i PVD-së shënon Ditën e Evropës
Trupi Koordinues anulon vendimin për ndarjen e bursave
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration