titulli.com
Lokale

B92 ndihmon shkollën e Bujanocit (video)

14.May.2012 09:08
0
Shumë shkolla në jug të Serbisë nuk kanë mjete bashkëkohore për mësim, mirëpo kanë mësues të cilët me idetë e tyre lehtësojnë mësimin për fëmijët. Fondi B92 është aktivizuar në këtë aksion. Pas letrës së shkruar nga nxënësi dhe mësuesi i shkollës fillorë “Branko Radiceviq nga Bujanoci, se ata mund vet të ndërtojnë “tabelën e mençur shkollore” Fond B92 i ka dhuruar një projektor dhe lap-top. Duke iu falënderuar këtij donacioni mësimi po zhvillohet si në shkolla shumë më të pajisura. Nxënësja e klasës së dytë Isidora Kasumi në vend që të shkruaj me shkumës në tabelë, ajo tani përdorë lapsin me ultrazë. Tabelën e mbledhjes e mëson përmes video lojës për pastrimin e automjeteve, ku për çdo përgjigje të saktë fiton një makinë të pastër. Ajo dhe shoqet e saj vetëm se i kanë harruar tabelat shkollore. Mësuesi Sasha Gjorgjeviq pas një panairi të librave vendosi që vetë të rregullojë tabelën e mençur. Lidhi kompjuterin me projektorin, porositi pjesët shtese, kurse për monitorin e madh e ka përdorur tabelën e thjesht të bardh të cilën deri para pak kohësh e përdorte për të shkruar me laps. Në shkollë thonë se mënyra e re e ligjërimit i ka lehtësuar fëmijëve mësimin dhe se tani mësuesit nuk mund të vijnë të pa përgatitur në orë. Edhe pse nxënësit kishin dërguar letër në adresë të shumë kompanive të mëdha, përgjigjen e parë e kanë marr nga Fondi B92. Shkollën fillore Branko Radiqeviq në Bujanoc e ndjekin 1600 nxënës. Mësuesit e tyre planifikojnë që edhe disa mësonjëtore ti pajisin me tabela të ngjashme./Titulli.com/
Dokumentar: Ekspansioni serb në trevat shqiptare, 1804-1913 (video)
Destani: Skandale dhe vjedhje në 30 vendvotime
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration