Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Kosovës dhe Luginës së Preshevës në fushën e kulturës dhe sportit
Në zyrat e Ministrisë për Kuluturë Rini dhe Sport në Prishtinë, sekretari i përgjithshëm Veton Firzi, shefi i kabinetit të ministrit Ndue Ukaj dhe këshilltari Faton Peci priti delegacioni nga Lugina e Preshevës të udhëhequr nga Xhelal Mehmeti zëvendëskryetar i komunës së Preshevës dhe Nagip Taipi, koordinator nga Bujanoci.Ky takim u mbajt me qëllim të krijimit të një Memorandum Bashkpunimi mes Luginës së Preshevës dhe Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, shkruan Titulli.com.
Pikat kryesore të ketij memorandumi janë:
1. Qëllimi i Memorandumit
Qëllimi i këtij memorandumi është përkrahja financiare nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport për Komunën e Preshevës, rrespektivisht aktivitete të cilat realizohen në kuadër të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.
2.Autoritetet
Qëllimi i memorandumit do të përmbushet nga :
2.1. Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit
2.2. Komuna e Preshevës
3. Obligimet e MKRS
Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka për obligim t’i kryejë obligimet si në vijim:
3.1. Zotohet për mbështetje financiare në funksion të realizimit të aktiviteteve në fushën e teatrit.
3.2. Zotohet për mbështetje financiare në funksion të realizimit të aktiviteteve në fushën e arteve skenike dhe pamore
3.3. Zotohet për mbështetje financiare në funksion të realizimit të aktiviteteve në fushën e artit muzikor
3.4. Zotohet për mbështetje financiare në funksion të realizimit të aktiviteteve nga fusha e letërsisë dhe bibliotekarisë
4. Obligimet e Komunës së Preshevës
4.1. Komuna e Preshevës pranon mbështetjen financiare në funksion të realizimit të aktiviteteve të parapara në nenin e 3 të këtij memorandumi.
4.2. Komuna e Preshevës obligohet që pas përfundimit të aktiviteteve të mbështetura si në nenin 3 të kujdeset për saktësinë e të dhënave në fatura dhe pranimit me nënshkrim të shpenzimeve të krijuara për dhe rreth aktiviteteve të sipërpërmendura.