Danaj: Unë nuk do ta hiqja lapidarin e UÇPMB-së
Analisti i çështjes shqiptare Koço Danaj gjatë një interviste të shkurt ka foluar për situatën e krijuar në Luginë pas vendosjes së lapidarit në Preshevë.
Intervistën e realizoi gazetari Valon Begzadi
[caption id="attachment_52782" align="alignleft" width="285"] Analisti Koço Danaj dhe gazetari Valon Begzadi[/caption] Begzadi: z.Koço Danaj, siç jeni dhe ju ne dijeni, është një situate e krijuar ne Presheve rreth lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-se, ku kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç ka kërcënuar qe nëse nuk e heqin vete shqiptaret do ta heqim me force, si mendoni ju rreth kësaj situate? Danaj: Daçiç kërkon të bëjë një prove force, kërkon te gjunjëzojë shqiptaret në përgjithësi, nuk është problem lapidari, është problem dinjiteti nacional. Unë po të isha në vend të liderëve partiake të Kosovës Lindore nuk do ta hiqja, le ta heqë Daçiç me force. Begzadi: Po nëse hiqet me force nga xhandarmeria serbe, të cilët janë shtuar në numër këto dite, kjo hedh poshtë gjakun e dëshmorëve!? Danaj: Jo, kjo nuk e hedh poshtë, përkundrazi kjo tregon se Daçiç është një Milosheviç i vogël. A nuk e krahasoi Daçiç, UÇPMB-n me Al Kaeden. Këtë ka thënë dikur edhe Milosheviçi. Duke e hequr Daçiç lapidarin me force, dëshmorët “ringjallen”, duke e hequr shqiptarët, dëshmorët “rivriten”, këtë nuk duhet të harrojnë politikanët shqiptare. Begzadi: Po nëse ndodh kjo, mendon se situata do te kaloj pa tensione (konflikte mes shqiptareve dhe serbeve)? Danaj: Jo asnjë konflikt. Në rast se Daçiç e heq me force, atëherë, Këshilli Nacional Shqiptar ka të drejtë të shkëpusë çdo lidhje me Beogradin dhe të kërkojë bashkim me Kosovën e Shqipërinë. Vetëm kështu problemi bëhet ndërkombëtar. Kjo është edhe force nacionale edhe mençuri politike. Begzadi: Po kryetaret e dy komunave, qe janë shqiptar duhet te shkëpusin dhe ata kontaktet me Beogradin? Ragmi Mustafa, kryetar i komunës se Preshevës, vetëm se ka thënë, qe nëse hiqet lapidari me force, ai do te jep dorëheqje dhe nuk do te njohe institucionet e Serbisë? Danaj: Të gjithë, jo dorëheqje, shkëputje lidhjesh me Beogradin, vetëm kështu Brukseli dhe Washingtoni do zbarkojnë në Presheve, vetëm kështu Tirana dhe Prishtina do merren seriozisht me çështjen shqiptare./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/koci-danaj.jpg): failed to open stream: No such file or directory