Lokale
Bashkim dhe ndarje në KK të Bujanocit
Shefat e grupeve të këshilltarëve të PVD-së me 9 këshilltarë, LPD-së me 6 këshilltarë dhe UDSH-së më 3 këshilltarë, konfirmojnë arritjen e marrëveshjes së përbashkët për bashkëveprim politik brenda përbërjes së Kuvendit komunal në Bujanoc, me qëllim të mbrojtjes së interesave jetësore të shqiptarëve në komunën e Bujanocit, kështu thuhet në kumtesën e subjekteve në fjalë.
Ky koalicion konfirmon edhe pjesëmarrjen në seancën e ftuar nga kryetari i KK Jonuz Musliu.
Tre grupet e këshilltarëve që përbëjnë shumicën shqiptare prej 18 këshilltarëve në kuvendin komunal, konsiderojnë se konvokimi i seancës konstituive të Kuvendit komunal nga ana e kryetarit aktual Jonuz Musliu, është legjitime dhe legale, prandaj edhe konfirmojnë pjesëmarrjen e vet në këtë seancë.
Duhet theksuar se sipas informacioneve burimore të Titullit, ka pakënaqësi në mesin e anëtarëve të subjekteve në fjalë që kanë marrë këtë vendim.
Pakënaqësitë janë më të mëdha në Lëvizjen e Progresit Demokratik dhe Unionit Demokratik Shqiptar, në të cilat ka pasur edhe debate të nxehta në mbledhjet e fundit.
Mirëpo, në fund siç thuhet në kumtesë, kanë vendosur udhëheqësit e këtyre këshilltarëve për të vazhduar me këtë politikë./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/Kuvendi-Bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!