Pala mbrojtëse me dëshmitar pro preshevarëve
Lokale

Pala mbrojtëse me dëshmitar pro preshevarëve

06.Jun.2012 14:23
0
Në ditën e pestë të rigjykimit ndaj shqiptarëve të Preshevës në  Gjykatën e Qarkut në Beograd, janë paraqitur dëshmitarët e palës mbrojtëse. Sipas Orhan Rexhepit kryetar i LKSH-së në Preshevë, kjo është hera e parë që janë marrë parasysh kërkesat e palës mbrojtëse. “Papritmas janë marrë parasysh kërkesat e palës mbrojtëse për nxjerrjen e pesë dëshmitarëve serb të komunës së Gjilanit, të cilëve në gjykimin e parë nuk i është lejuar të dëshmojnë”, ka thënë mes tjerash Rexhepi. Sipas tij katër dëshmitarët që ishin prezent, dëshmuan në mënyrë indirekte pafajësinë e djemve shqiptar nga Lugina. Ky rigjykim është duke u kryer kundër 17 shqiptarëve të Luginës, të akuzuar për krime lufte kundër Serbëve, Romëve dhe ndonjë Shqiptari spiun, gjoja të kryera këto në Gjilan dhe rrethinë gjatë periudhës kohore mesi i Qershorit-fundi i Tetorit 1999. Siç ka shpjeguar Rexhepi, rigjykimi është caktuar të vazhdojë nesër edhe pse ky rigjykim është dashur të kryhej para një muaji, më 7 maj 2012./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/gjykata.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Bashkim dhe ndarje në KK të Bujanocit
Shefket Musliu dhe Nagip Arifi ftojnë për koalicion
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration