Lokale
Ramiz Latifi zgjidhet kryetar i KK të Preshevës
Me 23 vota pro dhe 15 kundër sot është zgjedhur kryetari i Kuvendit komunal të Preshevës Ramiz Latifi i Rilindjes Demokratike, raporton Titulli.
Mbledhja filloi në kohën e paraparë, por që në fillim me debate nga tashmë pozita edhe opozita për raportin e Komisionit Komunal Zgjedhor.
Partitë opozitare PVD dhe UDSH nuk ishin dakord me propozimin që Ramiz Latifi të bëhet kryetarë, mirëpo votat e fshehta të këshilltarëve vendosën pro këtij propozimi.
Përveç kryetarit, në këtë seancë konstituive për postet e zv/kryetarëve të Kuvendit u zgjodhën Avni Nuhiu nga PDSH dhe Muhamet Mustafa nga BDL.
Edhe këtu këshilltarët e opozitës paraqitën shqetësimet e tyre duke thënë se zgjedhja e dy zv/kryetarëve është e paligjshme dhe se do të paraqesin ankesë për këtë rast.
Sekretar i Kuvendit komunal të Preshevës u zgjodh Naser Pajaziti nga Partia Demokratike Shqiptare.
Koalicioni i ri qeverisës në Preshevë përbëhet nga 22 këshilltarë, PDSH 17, RD 3 këshilltarë dhe BDL 2.
Opozita në kuvend përfaqësohet nga gjithsejtë 16 këshilltarë, 10 nga radhët e PVD-së dhe 6 të UDSH-së/Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/Ramiz-Latifi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!