titulli.com
Lokale

Lirohet Shqipërim Musliu (i plotësuar)

24.May.2012 09:24
0
(i plotësuar - ora 16:40)  Është liruar nga arrestimi Shqipërim Musliu, djali i kryetarit të KK të Bujanocit dhe Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliut. Ky i fundit tha për Titullin se Shqipërimi është liruar dhe është mirë. Shqiprimi u arrestua dje në kufirin Serbi-Maqedoni (Tabanoc) afër Preshevës. ************************************************************************* Në kufirin serbo-maqedon Tabanoc, në afërsi të Preshevës, dje pasdite është arrestuar Shqipërim Musliu (1989), djali i kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit Jonuz Musliu. Shqipërimi është student i vitit të dytë në fakultetin Ekonomik në Tetovë dhe në momentet e arrestimit në pikën kufitare të Tabanocit, nga policia kufitare serbe, ishte duke u krhyer në shtëpi në Konçul të Bujanocit. Përkundër përpjekjeve për të kontaktuar me autoritete kufitare serbe dhe për të kërkuar arsyet e arrestimit të studentit Shqipërim Musliu, ishin të kota ashtu siç janë të kota dhe të paarsyeshme edhe burgosjet e tjera që po ndodhin këtyre ditëve në Komunën  e Bujanocit nga Beogradi zyrtar. Ndërsa në administratën policore në Vranjë na është thënë se është burgosur në bazë të një urdhërese gjyqësore. “Shqipërim Musliu është i dyshuari për shkaktimin e lëndimeve të lehta trupore te personi i tretë dhe pasi që nuk është paraqitur pas ftesës së gjykatës, gjykata ka lëshuar urdhër arrest”, ka thënë Dragan Stamenkoviq, zëdhënës në stacionin policor në Vranjë. Ky arrestim dhe arrestimet tjera, që po bëhen kohëve të fundit, në prag të zgjedhjeve lokale dhe  gjatë konstituimeve të organeve institucionale në Komunën e Bujanocit, mund të kenë karakter politik dhe destabilizues për rajonin./Titulli.com/
Shqiptarët e Preshevës në rigjykim
KKSH: Ministria zvarritë botimin e librave shqipe për Luginën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration