Lokale
Shqiptarët e Preshevës në rigjykim
Në Gjykatën e Qarkut në Beograd sot ka vazhduar për të dytën ditë me radhë rigjykimi kundër njëmbëdhjetë shqiptarëve të Luginës, pesë prej të cilëve në mungesë.
Seanca e sotme zgjati më shumë se gjashtë orë. Në të ishte paraparë që të dëgjohet edhe njëherë dëshmitari bashkëpunëtor “Bozhuri 50”.
Ai përsëriti dëshminë e tij të dhënë gjatë gjykimit të parë, gjë e cila, pas shumë e shumë pyetjeve, çuditërisht tejmase e nervozoi kryetaren e trupit gjykues Snezhana Nikoliq Garotiq.
Sic njofton për portalin tonë kryetari i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare me seli në Preshevë, Orhan Rexhepi, rigjykimi do të vazhdojë nesër, ndërsa në radhë është dëshmitari i mbrojtur nga Gjilani, i nacionalitetit Rom, me inicialet C2.
Ky grup i njëmbëdhjetë shqiptarëve të burgosur nga Presheva është akuzuar për krime lufte kundër serbëve, romëve dhe ndonjë shqiptari spiun, gjoja të kryera në Gjilan dhe rrethinë, gjatë periudhës kohore Qershor-Tetor të vitit 1999./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!