Lokale
Arifi i kërkon ambasadorit zviceran lehtësira për eksportet e mallrave nga Bujanoci (foto)
Ambasadori i Zvicrës Jean-Daniel Ruch po qëndron për një vizitë dy ditore në Bujanoc e Preshevë dhe po zhvillon takime me përfaqësuesit institucional komunal rreth zhvillimit ekonomik dhe projekteve që financon shteti zviceran në këtë rajon.
Vizitën ambasadori Ruch e filloi në Bujanoc me kryetarin e komunës Nagip Arifi me të cilin shkëmbyen përvojat e bashkëpunimit dhe shfrytëzimit të lehtësira ekonomike për eksportet e mallrave nga Bujanoci.
“Zvicra ka një përkushtim të madh për të përkrahur projektet të ndryshme këtu, andaj ne falënderojmë për ndihmesën dhe i kërkova ambasadorit që prodhuesve nga vendi jonë ti mundësohet plasim në tregun zviceran”, deklaroi Nagip Arifi, raporton Titulli.
Ambasadori Ruch gjatë deklaratës për media ka theksuar se ndjehet i kënaqur në këtë rajon që kultivon raporte të veçanta me Zvicrën.
“Ne jemi të pranishëm në ketë rajon përmes programeve të ndryshme të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të ambientit për punë. Gjithashtu jemi të inkurajuar nga kryetari që diaspora shqiptare e këtij rajoni që jetojnë në Zvicër po investon këtu”, theksoi ambasadori Ruch.
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi gjatë bisedës me ambasadorin ka paraqitur kërkesën që studentëve të këtij rajoni në kohën e pushimeve të shkollës t’i mundësohet të punojnë përkohësisht në Zvicër.
Arifi ka ritheksuar edhe gjatë takimit të sotëm se administratat komunale e Bujanocit do të jep kontributin e vet në aksionin për ndërtimin e 100 shtëpive të Fondit Humanitar të Kosovës Lindore.
Gjatë takimit është potencuar se diaspora shqiptare e këtij vendi që jeton në Zvicër mundë të jap një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e vendit dhe investimeve të mundshme në Bujanoc, ku janë krijuar kushte të volitshme dhe favore për investitorë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!