Pjesëmarrësit në tubimin e Bilaçit e Tërrnavës ftojnë për pjesëmarrje në zgjedhje (video)
Lokale

Pjesëmarrësit në tubimin e Bilaçit e Tërrnavës ftojnë për pjesëmarrje në zgjedhje (video)

06.Mar.2014 23:15
0
Partia për Veprim Demokratik (PVD) ka vazhduar të mërkurën fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve parlamentare në dy bashkësi lokale në Bilaç dhe Tërnavë. Fillimisht Partia për Veprim Demokratik tubimin e fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve parlamentare e mbajti në  fshatin Bilaç. Me këtë rast Riza Halimi para të pranishmëve theksoi se janë naivitet deklaratat e partive  politike se marrin pjesë në zgjedhjet lokale e jo në ato parlamentare. PVD-Bilaç “Orientimi  votës së një partie shihet në zgjedhje, është  naivitet i partive politike se marrin pjesë në zgjedhjet lokale  dhe jo në ato parlamentare,  ma merr mendja se në këto 4 vitet e fundit  po bëhen bajat”, theksoi Halimi Halimi po ashtu theksoi se qeveria e ardhshme do te jetë në mbikëqyrje të Bashkimit Evropian. “Qeveria që do të formohet është në situatë të monitoringut, komplet strukturave Evropiane radhazi po vijnë delegacione që donë ta incizojnë, së pari infrastrukturën ligjore, kushtetutën e pastaj ligjet dhe do ta detyrojnë Serbinë me ndryshu. Do ta mbikëqyrim se apo munden pakicat me i realizu të drejtat e tyre elementare të njeriut dhe të drejtat kolektive”, tha mes tjerash Halimi. Shaip Kamberi vlerësoi kontributin e banorëve të fshatit Bilaç për grumbullimin e nënshkrimeve. “Në këtë aspekt Bilaçi siç e dha një kontribut në përkrahjen e listës me nënshkrime,  presim që të jap kontributin edhe me 16 mars kur të dalim në zgjedhje”, theksoi Kamberi. Tubimi i PVD-së për zgjedhjet parlamentare pas fshatit Bilaç të komunës së Bujanocit, vazhdoi në fshatin Tërrnavë të Preshevës. Fillimisht në tubim foli Eshtref Aliu nga Tërrnava  anëtar i kryesisë qendrore të PVD-së. Sipas tij tashmë është koha të kërkohen të drejtat përmes përfaqësuesit legjitim. PVD-Ternav-1 “Është koha që tani duhet të veprojmë  dhe me votat tona të kërkojmë të drejtat tona, vetëm se atëherë kur tregojmë se këtu ka njerëz që me vota e nxjerrin përfaqësuesin e tyre në parlament”, tha Aliu. Derisa Abdurrahman Zylfiu para masës së tubuar tha se Tërnava ndjehen të privilegjuar për fillimin e promovimit të fushatës së PVD-së. “Jemi të privilegjuar ne në Tërnavë që po e fillojmë këtë promovim të PVD-së dhe jemi nga ajo që vërtetë të debatojmë me të gjithë, sepse këto ditë është  hapur debati se a të dilet apo të mos dilet në  zgjedhjet parlamentare, theksoi ndër të tjera Zulfiu./Titulli.com/
Arifi i kërkon ambasadorit zviceran lehtësira për eksportet e mallrave nga Bujanoci (foto)
Kur kishe mujt me m'pa, qysh m'kishe pa? (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration