Takimi me liderët e PVD-së, ambasadorit zviceran i kujton Revolucionarin francez Napoleon Bonapartën (video)
Lokale

Takimi me liderët e PVD-së, ambasadorit zviceran i kujton Revolucionarin francez Napoleon Bonapartën (video)

06.Mar.2014 23:25
0
Gjatë takimit që sot zhvilloi ambasadori i Zvicrës në Beograd Jean-Daniel Ruch me deputetin dhe kryetarin e PVD-së Riza Halimin si dhe nënkryetarin e këtij subjekti, njëherit kandidati i dytë për deputet Shaip Kamberin, theksoi se takimi i zhvilluar në Bujanoc i ka kujtuar fjalët e Revolucionarit francez Napoleon Bonapartës. Bonaparta, një revolucionar  kishte paraqit sistemin demokratik në Francë me fjalët “Kush qëndron i heshtur pajtohet me atë që tjerët vendosin”, gjë për të cilën sot ambasadori Jean -Daniel Ruch para gazetarëve, theksoi se kjo është si një parim fundamental i demokracisë, raporton Titulli. Ai me këtë rast këtë deklarim e ndërlidhi me situatën në Luginë, duke thënë se për ata që nuk marrin pjesë me zërin tyre, të tjerët do të vendosin në vendin e tij. “Në botën demokratike Parlamenti është vendi ku ju i promovoni, mbroni interesat dhe pikëpamjet tuaja, për këtë arsye të gjitha grupet në shoqëri duhet patjetër të përfaqësohen në Parlament”, u shpreh gjatë një konference për gazetarë në restorant “Rozafa” në Bujanoc, ambasadori zviceran. “Për këtë arsye ne dhe gjithë bashkësia ndërkombëtare besojmë se është me rëndësi që njerëzit të jenë në gjendje të shprehin vullnetin e tyre të lirë në zgjedhjet e ardhshme. Është shumë e rëndësishme për të ardhmen e këtij vendi dhe rajoni që zëri i shqiptarëve të dëgjohet në institucionet e Serbisë”, u shpreh ambasadori  Jean-Daniel Ruch. Ai matej theksoi se Zvicra ka përkushtim dhe obligim ndaj këtij rajoni duke nënvizuar se ky shtet është i angazhuar në këtë rajon përmes instrumenteve të ndryshme, andaj sipas ambasadorit, Zvicra ka interes vital që edhe shqiptarët e këtij rajoni të përmbushin obligimin e tyre duke marrë pjesë në proceset demokratike të këtij vendi. Nga ana tjetër edhe Riza Halimi, bartës i listës së PVD-së në zgjedhjet parlamentare të Serbisë që mbahen më 16 mars, theksoi se sikurse çdo herë edhe sot kanë marrë përkrahje nga ambasadori i Zvicrës dhe vendeve tjera Evropiane për pjesëmarrjen e subjektit të tij në këto zgjedhje, qofshin ato lokale, parlamentare apo për Këshillin Nacional. “Ne kemi çdo herë përkrahje për pjesëmarrje aktive në çdo nivel të zgjedhjeve. Është interes i posaçëm i shqiptarëve të Luginës së Preshevës që me përfaqësuesit e tyre të marrin pjesë në punën e Parlamentit Republikan, t’i adresojnë të gjitha problemet e ndjeshme dhe të rënda që ballafaqohet kjo popullatë, me një përkrahje të faktorit ndërkombëtar por me një aktivitet të drejtpërdrejt dhe bashkëpunimit të qeverisë republikane, t’i zgjidhë të gjitha ato probleme të cilat po shihet se vet pushtetet lokale nuk kanë kapacitete, mundësi, me i kry”, tha Halimi. Vlen theksuar se ambasadori i Zvicrës në Beograd, në Luginë do të qëndrojë edhe gjatë ditës së premte./Titulli.com/
Urime 7 marsi “Dita e Mësuesit”
Arifi i kërkon ambasadorit zviceran lehtësira për eksportet e mallrave nga Bujanoci (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration