Tiranë: Delegacioni i Aleancës për Luginën pritet nga Ministri i jashtëm shqiptar
Lokale

Tiranë: Delegacioni i Aleancës për Luginën pritet nga Ministri i jashtëm shqiptar

27.Feb.2024 14:18
0
Sot në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, u mirëpritëm nga Ministri Sh.T,  Igli Hasani dhe bashkëpuntorët e tij Kastriot Robo dhe Arben Doci, thyhet në njoftimin e publikuar nga Aleanca për Luginën.
 
Postimi i plotë në Facebook nga Aleanca për Luginën:
 
Në takim, theks të veçant kishin problematikat e Shqiptarëve të Luginës për të cilat ministrin e njoftuam hollësisht.
 
Pasivizimi i adresave, papunësia enorme, mosnjohja e diplomave, problemet në fushën e arsimit, mungesa e informimit shqip, militarizimi i rajonit, ndalimi i përdorimit të simboleve kombëtare, diskriminimi në përfaqësimin në institucione shtetërore që operojnë në nivelin lokal si në gjykatë, prokurori, shëndetësi, polici, dogana etj. ishin pikat me të cilat elaboruam brengat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
 
Ministrin dhe bashkëpuntorët e tij, poashtu i informuam se mungesa e unitetit të faktorit politik shqiptarë po thellon problemet duke shkaktuar polarizime të paarsyeshme (pjesmarrja në zgjedhje parlamentare, krizat institucionale në nivel lokal, etj) por mbi të gjitha po pamundëson hartimin e një strategjie të përbashkët për zgjidhjen e problemeve.
 
Aleanca për Luginën, në mes tjerash, në këtë takim shtroi edhe disa kërkesa ndaj Ministrisë:
- Hapja e konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Preshevë.
- Mundësinë e dhënies së shtetësisë shqiptare për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
- Shqyrtimi i sigurimit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore sekondare dhe terciale në institucionet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë deri në ndërtimin dhe funksionalizimin e një spitali në Luginë.
- Mbështetjen e vazhdueshme për studentët me kuota, bursa dhe akomodim.
- Përfshirja e Luginës së Preshevës në linjë të veçantë buxhetore, për projekte dhe iniciativa të mirëmenduara që sjellin dobi konkrete për qytetarët e Luginës së Preshevës.
Aleanca për Luginën mori mbështetjen e plotë të Ministrit që në periudhën vijuese në koordinim dhe bashkëpunim të mirëfilltë dhe të drejtpërdrejtë përmes takimeve edhe më të shpeshta të konkretizojmë hapat e veprimit politik të mëtutjeshëm në zgjidhjen e problemeve ekzistuese.
Një vit nga marrëveshja Kosovë-Serbi: “Në vend të normalizimit, shtensionim i situatës”
Një shtetas i Serbisë kapet nga Policia e Kosovës në rrugën Preshevë-Gjilan, tentoi të kontrabandojë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration