Thirrje Publike e Këshillit Kombëtar Shqiptar
Lokale

Thirrje Publike e Këshillit Kombëtar Shqiptar

01.Nov.2022 17:30
0

Në bazë Nenit 113. paragrafi  2. pika 1.të Ligjit për Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare (Fletorja zyrtare R.S. 72/2009,20/2014 - vendimi i GJK 55/2014 dhe 47/2018) dhe neni 34.të Statutit të Këshillit të kombëtar shqiptar  nr.520.44-1/18 e vendimit të datës 31.10.2022 tëKëshillitEkzekutiv i KëshilliKombëtar Shqiptar shpallë:

THIRJE PËR PROJEKT PROPOZIME 

Për përkrahjen financiare të projekteve të cilat bartin aktivitete dhe kontributojnë në qëllimin e përgjithshëm të ruajtjes e kultivimit të gjuhës, artit, kulturës e identitetit Shqiptar në Luginën e Preshevës. 

Qëllimi i thirrje publike është shpërndarja e mjeteve të miratuara nga Memorandum Bashkëpunimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës (i datës 28 tetor, 2022) që ka për qëllim ruajtjen e kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit Shqiptar në Luginën e Preshevës. Përmes kësaj thirrje publike synohet përkrahja për realizimin projekteve të organizatave të shoqërisë civile,individëve e shoqatave që janë themelues pjesëtarët e pakicës kombëtare shqiptare. 

Shuma e granteve do të varet nga lloji i projekt propozimit dhe kapacitetit për zbatim. Shuma e përkrahjes do të jetë e hapur për tu vlerësuar nga Komisioni Përzgjedhës. Grantet mund të jenë mikrogrante individuale, si dhe përfshirë deri në 100 bursa për studentët më të mirë në universitetet publike (deri 1,000 EUR), të vogla (deri 5,000 EUR), të mesme (25,000 – 50,000 EUR) apo grante të mëdha (duke filluar nga 50,000 e më shumë). Periudha maksimale e zbatimit është deri në 10 muaj. 

Kriteret e përzgjedhjes përfshijnë: 1. Relevanca e projektit me kërkesat e thirrjes, 2. Kapaciteti për zbatim të projektit të propozuar dhe 3. Arsyeshmëria e buxhetit. 

Të gjitha aplikimet duhet të bëhen në formë elektronike. Për mikro grante, grantet e vogla dhe të mesme duhet të dërgohet Koncept Propozimi + CV-të e stafit kyq përgjegjës për projektin, derisa për grantet e mëdha nevojitet forma e plotë aplikimit së bashku me buxhet si dhe CV-të e stafit kyq që do të angazhohet.Aplikacionet duhet të dërgohen në e-mailkksh.lugina@outlook.com. Afati i fundit per aplikim është ora 18:00 me datë 18 nëntor, 2022.

Format për aplikim si dhe të gjitha informatat tjera gjinden në www.nacionali.info (portali i KKSH-së) .Për informata shtesë ju lutem na shkruani në kksh.bujanoc@gmail.com ose në telefon 00 381 17 853 264.

Vërejtje:Vetëm projektet e pranuara brenda afatit përmes emailit dhe me dosje të plotë do të shqyrtohen.

 
Arifi: komuna e Bujanocit numëron 54.498 banorë dhe 13.000 amvisëri
Mehmeti shpalos programin parazgjedhor për Këshillin Kombëtar Shqiptar (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration