Thaçi: Kështu i udhëzova të vepronin liderët e Luginës
Lokale

Thaçi: Kështu i udhëzova të vepronin liderët e Luginës

23.Jan.2013 21:48
0
  Në një intervistë në shtypin e ditës në Prishtinë, kryeministri e quan të qëllimshëm heqjen e lapidarit pas takimit të 17 janarit në Bruksel mes tij dhe homologut serb “Ka pritur të mbahet takimi, në të cilin Serbia është detyruar të bëjë një konçension shtesë ndaj Kosovës për pranimin e sistemit tonë doganor, të administratës tatimore dhe të regjistrimit të bizneseve”, shprehet Thaçi në një intervistë për gazetën “Express”. Sipas kryeministrit kosovar, Daçiç, i vetëdijshëm për efektin e kësaj marrëveshjeje në opinionin publik në Serbi dhe te serbët e veriut, ka bërë efektin taktik për të zhvendosur vëmendjen e opinionit. Por Thaçi kritikon edhe mënyrën si reaguan shqiptarët e Presheves, më saktë mosreagimin e tyre. “Çfarë ndodhi ditën kritike të heqjes së monumentit? Qoftë një qytetar i vetëm, lëre më liderët politikë të Luginës së Preshevës, nuk u shfaq te monumenti për të bërë përpjekjen më të vogël për ta mbrojtur atë”, thotë Thaçi. Sipas tij, monumenti duhet të mbrohej në mënyrë paqësore 24 orë në ditë nga qytetarët e organizuar derisa të arrihej marrëveshja e pranueshme për shqiptarët. “Serbia në asnjë mënyrë nuk do të kishte mundur të përdorte dhunë, pasi serbët gjendeshin nën presionin ndërkombëtar”, thotë kryeministri kosovar. Si shembull ai sjell situatën me barrikadat në veri të Kosovës, ku sipas tij, vetëm sepse ato mbrohen nga mburoja njerëzore, një shtet demokratik apo dhe NATO nuk mund të ndërhyjë duke shkelur mbi trupa njerëzish për të hequr disa tonelata gurë. “Prandaj zgjidhja kërkohet përmes dialogut”, thekson më tej Thaçi, i cili shton se, pikërisht zgjidhjen përmes dialogut ua kishte udhëzuar edhe liderëve shqiptarë në Preshevë. Vlen theksuar se qytetarët e Luginës nuk ishin njoftuar nga liderët se duhet të bëhej një organizim i tillë, aq më pak i kryetarit të Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa që lejoi vendosjen e lapidarit para ndërtesës së administratës komunale dhe më pas nuk mori përgjegjësi për heqjen e saj të dhunshme. /Titulli.com/
Beqiri: Na tradhëtuan, ishim afër marrëveshjes
Bob Deen takon Arifin, interesohet për situatën në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration