Lokale
Thaçi, Daçiqit: Mos i nguc shqiptarët në Preshevë!
Kryeministri dhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka premtuar sot angazhim të fuqishëm të Kosovës për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në trojet e ish-Jugosllavisë.
“Këtë mesazh ia kam dërguar edhe kryeministrit Daçiq se në çdo rrethanë që cenon të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, do të ketë punë me të gjithë shqiptarët që jetojnë në rajon, sepse shqiptarët në Preshevë duhet t’i gëzojnë të drejtat më afirmative, që të kenë universitetin e tyre, të kenë hapësirën e tyre ekonomike, të drejtat më të avancuara kombëtare dhe natyrisht të kenë lëvizje të lirë në kufijtë e hapur me Kosovën”, ka thënë Thaçi, transmeton portali “Dukagjini”.
Ai ka shtuar se Kosova do të mirëpret vullnetin e shqiptarëve edhe në Maqedoni e edhe në Preshevë për të ardhmen e tyre.
Të gjitha këto deklarata u bën në drekën e organizuar nga Thaçi me Këshillin drejtues të partisë. /Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!