Thaçi: Të mundësohet bashkëngjitja e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes llogarisë së tij në Facebook ka komentuar sërish rreth temës aktuale për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.Ai ka riktheksuar se është pro korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të mundësuar bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovë.
Postimi i plotë i Thaçit:
Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve“, ky ishte qëndrimi realist dhe i guximshëm i Presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994. Ndërsa, qëndrimi im sot si President i Republikës së Kosovës ka evoluar dhe është i qartë: jo ndarje, jo shkëmbim, po korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të mundësuar bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovë