Thaçi sjell sërish "˜fjalët' e Rugovës për territoret, ironizon me bashkëpunëtorët e tij
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sërish ka shkruar për intervistën e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, i cili më 1994 ishte shprehur rreth territoreve.
Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se disa prej atyre që e promovojnë veten si bashkëpunëtorë të Rugovës po vërtetohet që atëherë, as nuk i kanë dëgjuar, as nuk i kanë kuptuar qëndrimet dhe deklaratat e tij.
“E pritshme! Me përjashtime të vogla, disa prej atyre që e promovojnë veten si bashkëpunëtorë të Presidentit Ibrahim Rugova, po vërtetohet që atëherë, as nuk i kanë dëgjuar, as nuk i kanë kuptuar qëndrimet dhe deklaratat e tij. Së paku, le ta bëjnë një gjë të tillë sot”, ka shkruar ne profilin e tij ne Facebook.
Thaçi po ashtu ka postuar një pjesë të intervistës të Rugovës, ku ka folur rreth territorit.