Tërmet i lehtë në komunën e Kamenicës, preket edhe komuna e Bujanocit
Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një tërmet në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur “Meteo Kosova” ku thuhet se tërmeti ishte i lehtë dhe është dëgjuar në komunën e Kamenicës.
Tërmeti ishte 2.5 shkallë dhe ka ndodhur në orën 17:19, është regjistruar edhe në zonën e Bujanocit.
Tërmeti ka rënë në ora 17:19.
Instituti Sizmologjik Republikan i Serbisë ka thënë se “tërmetet e këtij intensiteti nuk mund të shkaktojnë dëme në objektet në zonën e epiqendrës”.