
Tensione në Kuvendin e Preshevës: Shqiprim Arifi fyen, shkul mikrofonin dhe hedh ujë (video)
Seanca e Kuvendit Komunal të Preshevës është zhvilluar nën tensione dhe këshilltarët komunalë që nga fillimi e kishin devijuar debatin duke folur për tema jashtë rendit të ditës.
Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Shqiprim Arifi, gjatë diskutimeve të tij ishte mjaft i ashpër ndaj oponentëve politik.
Ndërsa në fund të seancës doli para Kryesisë së Kuvendit ku fillimisht shkuli mikrofonin e më pas gjuajti me ujë dhe ia grisi dokumentet kryetarit të Kuvendit, Sami Salihut.