Telegram ngushllimi nga diaspora: "Musliu, simbol i trimërisë, besës dhe bujarisë"
Lokale

Telegram ngushllimi nga diaspora: "Musliu, simbol i trimërisë, besës dhe bujarisë"

19.Jan.2018 14:52
0
Shumë e nderuara familje Musliu, miqë, shokë dhe të gjithë Ju që e njohët, veprimtarin e dalluar të çështjes kombëtare, z.Jonuz Musliu, Ju shprehim ngushllimet tona në emër të kryesive dhe anëtarëve. Ky lajm i zi, na ka tronditur, që të gjithëve edhe neve që jetojmë dhe veprojmë në diasporë.

Lajm i kobshëm, se u nda nga jeta, një personalitet, që jo vetëm në atdhe ishte gjithnjë për çështjen kombëtare, por edhe diasporën nuk e harroi, ku disa herë edhe na ka vizituar.

Është kjo një humbje e madhe për familjen, por edhe për gjithë Luginën e Preshevës e më gjerë, sepse z.Musliu, kurrë nuk pushoi për të mirën e asaj treve shqiptare dhe atdheut në përgjithësi.

Ai kudo që ka shkuar, ka përfaqësuar etninë shqiptare, Luginën e Preshevës. Do ta kujtojmë gjihmonë, si një veprimtar i palodhshëm, në shërbim të çështjes kombëtare. Ishe e do të mbetesh për jetë të jetëve në kujtesën tonë. Të qotë i lehtë dheu i asaj etnie shqiptare, Luginës së Preshevës! Lavdi jetës dhe veprës së patriotit, Jonuz Musliu.

SHH „Medvegja“, Zenel Neziri, Zvicër
SHH „Lugina e Preshevës“, Fazli Musliu, Zvicër

Këshilli Kombëtar Shqiptar përkujton kryetarin, Junuz Musliu (video)
Komuna e Bujanocit organizoi seancë komemorative për Junuz Musliun (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration