Tefik Xheladin nga Tërnoci komunës së Bujanocit, mësues në shkollën shqipe në Zvicër Foto: Nexhmije Mehmetaj-albinfo
Lokale

Tefik Xheladin nga Tërnoci komunës së Bujanocit, mësues në shkollën shqipe në Zvicër

15.Oct.2016 10:43
0
Mësuesi Tefik Xheladini ka trokitur derë më derë të bashkatdhetarëve për të regjistruar më shumë nxënës në shkollën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe por është zhgënjyer me numrin e vogël të fëmijëve që duan të mësojnë gjuhën shqipe

Tefik Xheladin është një mësues i pasionuar në shkollën shqipe të mësimit plotësues në Avenches, Kantoni i Friburgut – Zvicër. Mësuesi Tefik, errësirën e krijuar për mësimin e gjuhës shqipe në mërgim mundohet ta shpërndajë vetë. Ai ka trokitur derë më derë të bashkatdhetarëve për të regjistruar më shumë nxënës në shkollën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe por është zhgënjyer me numrin e vogël të fëmijëve që duan të mësojnë gjuhën shqipe.

Tefiku vjen nga fshati Tërnovc i Madh, komuna e Bujanovcit – Kosova Lindore. Në vitin 2002 ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës, në fakultetin e Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Ka punuar në shkollë fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnovc. Ai ka ardhur në Zvicër në vitin 2007.

“Largimi nga atdheu nuk më shkëputi nga e kaluara si mësues si njerëz që mbajnë e përcjellin brez pas brezi gjuhën e folur dhe të shkruar të një kombi. Kam vlerësuar shqetësimin e disa prindërve se fëmijët e tyre, flasin shqip por nuk dinë të lexojnë dhe të shkruajnë në gjuhën e nënës. Vërtetë nismëtar për hapjen e shkollës ka qenë prindi Ragmi Asllani, kryetar i LAPSH-it për komunën e Avenches-ës”, thotë për albinfo.ch mësuesi Tefik Xheladini.

Orën e parë e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Avenches ai e ka filluar më 15 janar 2016. “Kam 11 nxënës dhe nxënëse: Dren Osmani, Alb Shabani, Andi Bajrami, Astrit Asllani, Kushtrim Jusufi, Merlind Beqiri, Eron Amidi, Diana Sulejmani, Marigona Salihi, Eliza Hajredini, Laura Goga”, përmend ai me emra të gjithë nxënësit e vet.

Por si ka shkruar rruga deri në hapjen e kësaj klase gjegjësisht shkollës shqipe në këtë lokalitet? “Rruga deri tek hapja e shkollës ka qenë mjaft e veçantë. Nuk dinim ku të drejtohemi apo çka të ndërmarrim së pari, pasi që ishte një fushë plotësisht e re si për mua ashtu dhe për prindër. Por pasi që ishim të përkushtuar në këtë drejtim, arritëm të kontakjomë me përfaqësuesit e LAPSH-it Lausanne. Me ndihmën e tyre, e në veçanti të znj Merita Azemit, z.Hasim Hoxhës, z. Isni Idrizit e të tjerëve, arritëm të hapim një klasë. Tani që i kemi mësuar disa hapa, rruga duket më e lehtë. Fakti se për këtë vit shkollorë kemi hapur edhe një paralele të re me nxënës të ciklit fillestar, punon mësimdhënësja Arbënore Sabedini, shprehet më tutje mësuesi.

Ndërsa lidhur me vijimin e dobët të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, mësuesi Tefik ua lë fajin më shumë prindërve. “Për mendimin tim prindërit nuk e kanë marrë seriozisht mësimin e gjuhës amtare, në rëndësinë e shkrim-leximit në dy gjuhë. Kam dëgjuar  edhe thënie “çka i vyen të dijë të shkruaj e të lexoj gjuhën shqipe kur jeton në Zvicër”. Për mua, ky është një gabim shumë i madh. Përkundrazi, sa më shumë që ta njohësh veten dhe prejardhjen tënde, aq më shumë ka për të ndihmuar që të zhvillohesh aty ku jeton. Studimet dëshmojnë se fëmijët që dijnë 2 gjuhë janë më të zgjuar dhe janë një pasuri po për shoqërinë.

Prandaj, mësuesi Tefik Xheladini ka këtë porosi për prindërit shqiptarë në Zvicër “Prindër : Mos ngurroni ! Çoni fëmijët në shkollën shqipe që të mësojnë si shkruhet dhe si lexohet në gjuhën e nënës. Ata do të marrin njohuri në gjuhën amtare. Fëmija që njeh mirë gjuhën e vet e ka më të lehtë të mësoj gjuhën e dytë. Përveç këtyre ata mësojnë edhe histori kombëtare, gjeografi të atdheut, kulturë muzikore dhe figurative.  Në këtë mënyrë ata kuptojnë kulturën e vet dhe forcojnë besimin në identitetin të cilin i përkasin. Duke ditur mirë gjuhën amtare ata krijojnë një urë ndërmjet gjuhës amtare që përdorin në familje dhe gjuhës që përdorin në shkollë”./albinfo/

Mbyllet me sukses i gjashti me radhë "Forumi i Sigurisë në Beograd"
Halimi: Vizita e Ramës me ndikim pozitiv edhe në Luginë të Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration