Teatri profesionist "Zihni Sako" nga Gjirokastra realizon dy shfaqje në Bujanoc
Teatri profesionist "Zihni Sako" nga Gjirokastra ka interpretur dy shfaqje për publikun e komunës së Bujanocit të organizuar në kuadër të aktiviteteve "Java e Nëntorit".Gjatë ditës është shfaqur komedia për fëmijë "Bashkimi bënë fuqi", në të cilën morën pjesë edhe nxënësit e shkollave fillore shqiptare.
Ndërsa gjatë mbrëmjes nga i njëjti teatër është shfaqur komedia për të rritur "Zi e më zi".
Këto dy shfaqje do të interpretohen edhe ditën e Enjte, njëra në orën 13:00 ndërsa tjetra në orën 18 në sallën e shtëpisë së kulturës së Bujanoc./Titulli.com/