Takohen drejtuesit e partive, nuk arrijnë të merren vesh
Udhëheqësit e partive politike shqiptare janë takuar sot në zyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
Në takimin e filluar në orën 14h në ndërtesën e administratës në Bujanoc morën pjesë kryetarët e gjashtë subjekteve politike shqiptare për të diskutuar rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet për Këshillë Kombëtar Shqiptar.
Gjithashtu, sipas burimit të Titullit, prezent në këtë mbledhje, është biseduar edhe rreth përfaqësuesit shqiptar në Komisionin Republikan Zgjedhor (KRZ), mirëpo nuk është arrit dakordim mes temave të hapura, si për pjesëmarrje në zgjedhjet e KKSH-së njashtu edhe për përfaqësuesin në KRZ.
Në këtë takim mes Nagip Arifit nga Parti Demokratike(PD), Ragmi Mustafës-Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), Jonuz Musliu-Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD),Rahmi Zylfiu-Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH), Skënder Destani-Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL) dhe Ramiz Latifi-Rilindja Demokratike (RD), nuk është arrit të merret kurrfarë qëndrimi, thotë burimi i portalit informativ Titulli.com.
Sipas informacioneve të konfirmuara, pjesë e kësaj mbledhje mes liderësh nuk ishte edhe Partia për Veprim Demokratik, në mungesë të ftesës.
Dy subjektet që nuk janë pajtuar me propozimet e hapur në diskutim ishin Bashkimi Demokratik i Luginës dhe Unioni Demokratik Shqiptar.
Me mbylljen e këtij takimi është lënë e hapur edhe organizimi i mbledhjeve të ngjashme për të diskutuar rreth zgjedhjeve.
Ajo që kërkohet nga disa subjekte shqiptare është arritja e një marrëveshje parazgjedhor mes partive, e cila në këto momente duket e vështirë të realizohet./Titulli.com/