Takimi Godfrey-Stankoviq: Trupi koordinues të ketë më shumë sukses në këtë rajon të Serbisë
Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë zhvilloi një takim pune me ambasadorin amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, si pjesë e vizitës së tij të parë në komunat e Preshevës, Bujanoc, Vrajë dhe Leskovac.
Kryetari i Trupit Koordinues, thuhet se i ka thënë Ambasadorit amerikan se situata në jug të Serbisë qendrore është e qëndrueshme dhe se ky organ qeveritar është i përkushtuar për të zgjidhur të gjitha problemet e qytetarëve të këtyre komunave.
Ambasadori amerikan, Godfrey ka uruar Trupin Koordinues për punën e tij të suksesshme gjatë 20 viteve të fundit.
“Një punë mbresëlënëse 20-vjeçare e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Dua që Dr. Stankoviç dhe bashkëpunëtorët e tij të kenë më shumë sukses në vazhdimin e punës së tyre për të siguruar një të ardhme më të mirë për të gjithë në këtë rajon dinamik të Serbisë”, shkroi Ambasadori Godrey./Titulli.com/