Tahiri: Vuçiq po e kërkon ndarjen e Veriut të Kosovës
Ish- kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë - Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit, ku serbët lokal kanë dalur nga institucionet e vendit.
Ish- kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë - Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit, ku serbët lokal kanë dalur nga institucionet e vendit.
Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, Tahiri ka thënë se:- “Serbia gjithnjë ka qenë në kërkim të pretekstit për skenarë të ndarjes së veriut nga Kosova”.
Ajo shkruan se sa ishte kryenegociatore, nuk e ka lejuar një gjë të tillë asnjëherë, madje siç dekalron, Serbisë i ka treguar se: “tokat shqiptare shtrihen deri te ‘Molla e Kuqe’”.
“Serbia gjithënjë ka qenë në kërkim të pretekstit për skenarë të ndarjes së veriut nga Kosova, e ka shfaqur indirekt edhe në dialogun e Brukselit. Sa isha kryenegociatore për shtatë vite, nuk e lejova asnjëherë, madje kur ishte nevoja ua tregoja se tokat shqiptare shtrihen deri të ‘Molla e Kuqe’", deklaron Tahiri.
"Këto tensione që po zhvillohen, kanë për prapavijë ‘veriun’. Nuk është e rastesishme që Vuçiq sot i bëri thirrje SHBA-ve dhe NATO-s të ndërhyjë në veri për ta qetësuar situatën”.
Ish- kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës dhe partive politike, që të jënë në nivelin e përgjegjësisë shtetërore.
“Prandaj, Qeveria e Kosoves por edhe gjithe spektri politik, pozite dhe opozite, duhet te jene ne nivelin e pergjegjesise shteterore dhe kombetare per te mos lejuar skenare qe mund te destabilizojne situaten dhe te cojne uje ne mullirin e Vuciqit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.