Të rinjtë e fshatit Nasalcë të Bujanocit solidarizohen me refugjatët nga Lindja e Mesme
Lokale

Të rinjtë e fshatit Nasalcë të Bujanocit solidarizohen me refugjatët nga Lindja e Mesme

11.Sep.2015 19:38
0
Rinia e fshatit Nasalcë të komunës së Bujanocit nën organizimin e imamit të fshatit,  Mevludin Xhelali  ndërmorrën një aksion për grumbullimin e rrobeve dhe veshëmbathjeve të ndryshme për refugjatët nga Lindja e Mesme.

Banorët e fshatit Nasalcë u treguan mjaftë bujarë dhe iu përgjigjën ftesës me një vullnet tejet të lartë, duke grumbulluar sasi të konsiderueshme të rrobeve, këpucëve dhe atleteve (patikave), të cilat zyrtarisht i dërguan tek pika e shpërndarjes në fshatin Miratoc, të instaluar ditë më parë nga QSA në Preshevë.

Gjësendet e grumbulluara u sollën me dy vetura, kurse imami i fshatit Mevludin Xhelili theksoi që ky është vetëm fillimi. Aksioni do të vazhdojë edhe ditëve në vijim. Tek imami i fshatit Nasalcë dhe të rinjtë, të cilët e shoqëronin atë, vërehej një entuziazëm i lartë për të vazhduar aksionin, për t’iu dalë në ndihmë të zhvendosurve nga Lindja e Mesme, të cilët po përballen me të ftohtin e trevës sonë.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit falënderon rininë e fshatit Nasalcë në krye me imamin për kontributin e dhënë, në mbështetje të aksionit tonë “Solidariteti nuk njeh kufinj”, përmes të cilit po u sigurohen pako ushqimore, si dhe gjësende tjera (veshëmbathje, shtrojë, mbulojë etj.)

QSA apelon tek poullata e Luginës së Preshevës që të vazhdojnë t’i mbështesin të zhvendosurit nga Lindja e Mesme, të cilët po kalojnë nëpër vendin tonë, pasi Lugina shquhet në regjion për humanizëm – misionin më fisnik dhe këtë traditë t’a kultivojmë edhe mëtej tek gjeneratat e reja, duke i dhënë edhe dimensionin ndërkombëtar.

Artistët nga trevat shqiptare, vizitojnë KKSH-në
Shqiptari që bëri Policinë e Serbisë të krenohet para botës rrëfehet për media (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration