Të drejtat e fëmijëve në Bujanoc me shumë problematika, kërkohet plan institucional (video)
Mungesa e teksteve, varfëria, mungesat në shkollë, puna e detyruar e të miturve, kushtet joadekuate në shkolla, mungesa e stafit për punë me fëmijët me nevoja të veçanta, kërkesa për punësimin e një logopedi dhe defektologu ne nivel komunal për fëmijët me nevoja të veçanta, janë problematikat që përballen fëmijë në komunën e Bujanocit.Këto të dhëna janë siguruar nga dokumentari i realizuar nga organizata “Iniciativa Qytetare” nga Beogradi dhe kërkohet sigurimi i mekanizmave për mbikëqyrjen dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve, shkruan Titulli.com.
Si pengesë është përmendur edhe papunësia prindërve ndërsa kërkohet me urgjencë hartimi i dokumentit lokal i cili do të kishte prioritet te drejtat e njeriut./Titulli.com/