Sylejman Ashkiu, një pionier i gazetarisë preshevare
Lokale

Sylejman Ashkiu, një pionier i gazetarisë preshevare

12.Aug.2015 20:20
0
Pionier i gazetarisë shqiptare në Preshevë, gazetar i gazetës "žLidhja e Prizrenit" që asokohe dilte në Prizren ishte Limon Staneci.

Shkruan : Xhemaledin SALIHU; 

Për Limon Asllan Stanecin, pionier të gazetarisë dhe anëtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit shkroi Dr. Muhamet Pirraku, në librin:“Mullla Idris Gjilani dhe Mbrojtja  Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1945, Xhemaledin Salihu, në librin:Kultura Shqiptare në Preshevë 1945-1995,kreu XI: Veprimtaria informative në komunën e Preshevës, Islam H. Osmani, në librin: Doajenët e gazetarisë gjilanase dhe Arditë Behluli, kumtesa në Konferencën shkencore në Preshevë:

Mirëpo krahas tij, gazetar nga komuna e Preshevës dhe Gjilanit ishte edhe Sylejman Ashkiu, për të cilin pak ka të dhëna.

Ishte gazetar i gazetës „Lidhja e Prizrenit“ dhe shkrimet e veta i botoi në këtë gazetë. Sylejman Ashkiu ishte edhe përfaqësues i Preshevës në Konferencën e Dytë  të Lidhjes së Prizrenit.

Organi i Komitetit Intelektual i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, gazeta „Lidhja e Prizrenit ishte edhe buletin politik dhe luftarak për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës dhe asaj Lindore.

 

Kontribut të rëndësishëm në punën e Organizatës Studentore Shqiptare „Besa“ në Beograd dha edhe intelektuali, atdhetari, gazetari nga Presheva Sylejman Ashkiu.

 

Organizata Studentore Shqiptare „Besa“ në Beograd u themelua në mars të vitit 1935.

 

Programi politik i organizatës “Besa”, të Beogradit :

 

1. Përhapja e propagandës midis myslimanëve, se ata kurrsesi nuk mund të jenë turq, por janë shqiptarë.
2. Çdo anëtar e kishte për detyrë që të përhapte idenë për Shqipërinë Etnike dhe të luftonte për bashkimin e shqiptarëve; në Kosovë, Preshevë, Bujanovc dhe luginën e  Vardarit.
3. Ti jepet rëndësi mësimit të gjuhës shqipe, historisë dhe kulturës shqiptare.
4. Kërkohej një regjistrim i plotë i popullatës shqiptare, që struktura e saj të jetë më bindëse para diplomacisë evropiane.
5. Kërkohej që turqit të deklaroheshin shqiptarë dhe të mësonin shkrim dhe lexim në gjuhën shqipe.(Vebi Xhemaili, Organizata “Besa” simbol i luftës për Shqipërinë Etnike, Rrugëtimi i Organizatës Studentore “Besa” drejt bashkimit kombëtar(1935-1944), Zemra shqiptare, 18.04.2010)

 

Veprimtaria e Organizatës Studentore “Besa”, së shpejti shtrihet në disa qendra të mëdha shqiptare, posaçërisht në  Shkup, Tetovë, Kumanovë, Preshevë, Gjilan, ku kontribut të çmueshëm për këtë do të japin përfaqësuesit e konsullatës shqiptare në Shkup: Rexhep Stablea dhe Sylejman Ashkiu.

Sipas Tahir Zajmit, në Kuvendin themelues morën pjesë 42 delegatë[28]. Me vota të fshehta Kuvendi për Kryetar zgjodhi dijetarin Sheh Musa Shehzade me 38 vota, kurse për nënkryetarë: Aqif Blutën dhe dr. Rexhep Mitrovicën, me nga 17 vota. “Me propozim të Kryetarit (Musa Shehzades), mbledhja pranon, me aklamim, si Sekretar të Kongresit Z. Bedri Gjinaj”[29]. Me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, punimet e të gjitha seancave do t’i drejtonte dr. Rexhep Krasniqi.Formula e Lidhjes së Dytë të Prizrenit ishte Bashkimi Kombëtar.

 

Sylejman Ashkiu e përfaqsoi nënprefekturën Kumanovë-Preshevë.

 

Më 16 tetor 1943 fillonte punën Asamblea, përkatësisht Kuvendi Kombëtar. Kryetari i Komitetit Qendruer të Lidhjes, Rexhep Mitrovica fillimisht do të zgjidhej Nënkryetar i Kuvendit dhe më 8 nëntor 1943 - Kryeministër i Shqipërisë[60]. Në postin e kryetarit të Komitetit Qendruer të Lidhjes së Dytë të Prizrenit do të vinte veterani i Pavarësisë së Shqipërisë, Bedri be Pejani - Babushi[61]. Tashti Kuvendin e Përgjithshëm e përbënin 33 personalitete të shquara: Musa Shehu, Bedri Pejani,Tahir Zajmi, Kolë Margjini, Sheh Hasani, Esat Berisha, Sylejman Aliu dhe Ahmet Lusha (anëtarë të Komitetin Qendruar), Qemal Karahoda dhe Luk Simoni - përfaqësues të Prefekturës së Prizrenit, Nuredin H. Halili - përfaqësues i nënprefekturës së Therandës (Suharekës), Bejtullah Haxhiu - përfaqësues i nënprefekturës së Rahovecit, Hasan Dashi – përfaqësues i nënprefekturës së Gjakovës, Eshref Arifi – përfaqësues i nënprefekturës së Sharrit (Dragashit), Jusuf Agushi – përfaqësues i Prishtinës, Halim Shuku – përfaqësues i nënprefekturës së Ferizajt, Mehmet Devaja – përfaqësues i nënprefekturës së Gjilanit, Nexhib Basha – përfaqësues i prefekturës së Pejës, Bedri Pejani - përfaqësues i nënprefekturës së Skënderajt, Bajram Gashi – përfaqësues i nënprefekturës së Burimit (Istok), Shemsi Ferri – përfaqësues i Plavës-Gucisë, Vehbi Hamzaga – përfaqësues i nënprefekturës së Tutinit, Adem Kurtaga – përfaqësues i nënprefekturës së Rozhajës, Musa Boletini dhe Bedri Gjin – përfaqësues të prefekturës së Mitrovicës, Ekrem Jegeni – përfaqësues i prefekturës së Dibrës, Mentor Çoku – përfaqësues i nënprefekturës së Strugës, Av. Adem Sadriu – përfaqësues i nënprefekturës së Kërçovës, Remzi Ragipi – përfaqësues i nënprefekturës së Gostivarit, Ahmet Lusha – përfaqësues i nënprefekturës së Tetovës, Esat Berisha – përfaqësues i prefekturës së Shkupit, Haxhi Xheladini – përfaqësues i nënprefekturës së Kaçanikut, Sylejman Ashkiu – përfaqësues i nënprefekturës Kumanovë-Preshevë, Hasan Agë Zvezdiu - përfaqësues i Zonës neutrale të Senicës, Tahir Zajmi – përfaqësues i Kukësit, Zenun Gashi – përfaqësues i nënprefekturës së Tropojës, Lutfi Spahiu – përfaqësues i nënprefekturës Bicaj, shkruan Prof.Dr. Muhamet Pirraku

 

Disa të dhëna për Sylejman Ashkiun

 

Mësimdhënësi atdhetar i gjuhës dhe letërsisë shqipe z. Adem Ahmeti ishte nxënës i Sylejman Ashkiut tha se shkronjat e para i kishte mësuar prej tij.

Pastaj vazhdonte Adem Ahmeti dhe thonte se shtëpia e Sylejman Ashkiut ishte shndërruar në Mejtep, në të cilën mësonin nxënësit e tij dhe aty fëmijët mësonin mësim-leximin.

Fjalët e Adem Ahmetit ishin se edhe Sylejman Ashkiu ishte marrë me gazetari. Që atëherë kishte të kryer fakultetin, të cilin e kishte mbaruar në Stamboll.Një kohë të gjatë, atëherë ka punuar me Myftiun e qytetit të Preshevës.

Në Preshevë paska ardhur nga fshatrat e Toplicës së Leskocit.Në Preshevë nuk paska pasur shtëpi të veten, por rregullisht paska banuar me qira. Së fundi ka banuar në shtëpinë e Mustafë Selimit, profesor i gjuhës dhe letërsise serbe.

Poashtu për te shprehet edhe Hafëz Avni Ahmeti, muezin në Xhaminë e Ibrahim Pashës apo Atik Xhaminë e Preshevës, i cili thotë se Sylejman Ashkiu i mesoi atij shkronjat e para dhe duatë e para. Pastaj vazhdon dhe thotë se kur ishte fjala për nxënien e diturivë, Sylejman Ashkiu ishte shumë i rreptë, por për nxënësit ishte shumë i dashur. Aq shumë i donte talebët/nxnësit/, sa që nuk i dallonte nga anëtarët e familjes së tij.

Të gjitha mësimet i mbante në shtëpinë e vet të vogël, të cilën e pat shndërruar në shtëpi-mejtep, sepse kishte dashuri të madhe ndaj nxënësve dhe edukimit e arsimimit të tyre.

Sylejman Ashkiu, me hyrjen e forcave komuniste-çetnike në Gjilan, më 16 nëntor të vitit 1944 u pushkatua së bashku me shumë patriotë të tjerë shqiptarë.

„Sylejman Ashkiu la një trashëgimtar, Suadin, i cili pas pushkatimit të babait të tij në Gjilan, ka qenë i torturuar nga regjimi serbosllav shumë shpesh edhe nëpër burgje aq shumë sq që nga rrahjet, maltretimet dhe torturat më shtazarake që i janë bërë, thuhet se më vonë ka vdekur“ shkruan Islam H. osmani në librin e tij.

Sylejman Ashkiu, poashtu la edhe çikën Muntekime, e cila në bashkëshortësi me një boshnjak pati djalin me emrin Enis, i cili në fillim në Preshevë pinoi si çirak-këpucëtar në Kooperativën e Këpucëtarëve në Preshevë.

jza e Muntekimes u martua në Shkup, për djalin e Hafës Bedrisë.

Më vonë familja e Sylejman Ashkiut , duke mos qenë rehat nga pushteti servosllav u detyrua me tërë anëtarët e saj të emigrojë në Turqi.

Derisa Hilmi Qerimi punoi mësues në Krahinën e Gjilanit bashkëpunoi dhe e njohti veprimtarinë atdhetare të Sylejman Ashkiut.

Gjatë dhjetorit të vitit 1944, Gjilani u sulmua nga njësitet e armatosura shqiptare, të udhëhequra nga kryekomandanti Mulla Idris Gjilani, ku pësuan dëme të mëdha brigada e 16 dhe 17 partizane. Në shenjë hakmarrjeje shumë njerëz të sjellur në polici qenë zhdukur ose pushkatuar. „U pushaktuanedhe disa intelektualë si: Sylejman Ashkija, Esad Berisha e të tjerë, emrat e të cilëve nuk më kujtohen“, thotë Sami Qerimi në librin : „Koha e ngritjes, e krenarisë dhe e dhimbjes, f.64.

 

REFERENCAT

 

1.Pirraku, Prof.Dr.Muhamet, Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore, Prishtinë, Dituria islame, 1995

2.Salihu, Xhemaledin, Kultura Shqiptare në Preshevë 1945-1995, Veprimtaria informative në komunën e Preshevës, Preshevë, Sht. e kulturës „Abdulla Krashnica“ , 1999

3.Osmani, H. Islam, Doajenët e gazetarisë gjilanase, Gjilan,

4.Behluli, Arditë, Limon Asllan Staneci, pioner i gazetarisë preshevare, kumtesë në Konferencën shkencore, mbajtur në Preshevë, më 2014

5.Bisedë me Hafëz Avni Ahmeti, më 11.07.2015

6.Qerimi, Sami, Koha e ngritjes, e krenarisë dhe e dhimbjes, Prishtinë, 2011

7. Pirraku, Prof.Dr. Muhamet, Shpalime historike,Lidhja e Dytë e Prizrenit sipas shkrimeve autentike të pjesëmarrësve, Pashtriku, 08. 07. 2008

8. Xhemaili, Prof.Dr.Vebi, Organizata “Besa” simbol i luftës për Shqipërinë Etnike, Rrugëtimi i Organizatës Studentore “Besa” drejt bashkimit kombëtar(1935-1944), Zemra shqiptare, 18.04.2010)

 

PPPreshevë, më 12 gusht 2015

Targat "Prova" do t'i shkaktojnë telashe Luginës (Video)
Reagon Prishtina për targat "Prova", marrëveshja e rëndësishme për shqiptarët e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration