Sulmi ndaj familjes Muharremi në Medvegjë, Bislimi fton komunitetin ndërkombëtar ta monitorojë situatën
Lokale

Sulmi ndaj familjes Muharremi në Medvegjë, Bislimi fton komunitetin ndërkombëtar ta monitorojë situatën

02.Oct.2023 19:01
0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka dënuar sulmet ndaj familjes Muharremi në Medvegjë.

Bislimi ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që ta monitorojë këtë situatë.

“Qeveria dënon ashpër aktet e vandalizmit dhe frikësimit ndaj familjes Muharremi në Medvegjë. Është shqetësuese dhe e papranueshme. Me sa duket për Vuçiqin çdo ditë pa ndonjë incident është një ditë e humbur. Serbia duhet të përmbahet nga aktet e dhunës ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.

”Edhe deputeti i vetëm shqiptar në Serbi Shaip Kamberi kërkoi rend, paqe dhe që qytetarët shqiptarë në Medvegjë të mos ekspozohen ndaj akteve të tilla dhe që komuniteti ndërkombëtar të ndjekë ngjarjet dhe të monitorojë me kujdes situatën e sigurisë, veçanërisht. në Luginën e Preshevës”, ka shkruar Bislimi.

Sulmi terrorist në veri të Kosovës, Bild: A po e nxit Putini luftën e ardhshme në Ballkan?
Bregu: Nis ulja e tarifave të roamingut BE-Ballkani Perëndimor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration