Studimi i Shëndetit Publik të Anglisë: Antitrupat COVID-19 zgjasin të paktën 5 muaj
Shkencë dhe teknologji

Studimi i Shëndetit Publik të Anglisë: Antitrupat COVID-19 zgjasin të paktën 5 muaj

14.Jan.2021 13:13
0

Sipas një studimi në Mbretërinë e Bashkuar, antitrupat nga koronavirusi i ri (COVID-19) sigurojnë imunitet nga sëmundja për disa muaj, por ri-infektimi mbetet i mundshëm më vonë.

Një raport nga Shëndeti Publik i Anglisë (PHE) thotë se një person që shërohet nga COVID-19 do të jetë i mbrojtur nga ri-infektimi për të paktën pesë muaj, periudha në të cilën niveli i mbrojtjes është 83 për qind.

Studiuesit zbuluan 44 ri-infektime të koronavirusit midis 6.614 pjesëmarrësve të cilët treguan prova të infeksionit të mëparshëm dhe po ashtu, sipas gjetjeve, disa njerëz me antitrupa mund të transmetojnë virusin.

Prof. Susan Hopkins nga PHE-ja theksoi se studimi ofron "pamje më të qartë deri më tani të natyrës së mbrojtjes së antitrupave",  transmeton AA.

"Tani e dimë se shumica e tyre që e kanë pasur virusin dhe kanë zhvilluar antitrupa janë të mbrojtur nga ri-infektimi. Por kjo nuk është e plotë dhe ne akoma nuk e dimë sa zgjat mbrojtja. Ajo që është e rëndësishme, ne besojmë se njerëzit mund të transmetojnë virusin. Kjo do të thotë se edhe nëse besoni se e keni pasur sëmundjen dhe jeni të mbrojtur, gjasat janë të vogla për të krijuar infeksione të rënda, por ende ekziston rreziku se ju mund të infektoheni dhe t'ia transmetoni të tjerëve", tha Hopkins.

Më tej, ajo theksoi se tani më shumë se kurrë është jetësore që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi "për të mbrojtur shërbimin shëndetësor dhe për të shpëtuar jetë".

Niveli i mbrojtjes nga vaksinat COVID-19 ndryshon, pasi vaksina Pfizer/BioNTech siguron 95 për qind mbrojte, vaksina Moderna 94 për qind dhe vaksina Oxford/AstraZeneca 70 për qind.

Murati: Ripërcaktimi i kufirit me Serbinë është themeli i programit tonë (video)
Sa paguhet një astronaut?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration