Studimi: Dieta mesdhetare parandalon demencën dhe humbjen e kujtesës
Trupi dhe shëndeti

Studimi: Dieta mesdhetare parandalon demencën dhe humbjen e kujtesës

06.May.2021 12:57
0

Ushqimet tradicionale të dietës së Mesdheut mund të ulin rrezikun për shfaqjen e demencës dhe humbjen e kujtesës, sipas një studimi të ri.

“Në këtë studim të rëndësishëm, studiuesit treguan se është e mundur që jo vetëm të përmirësohet funksioni njohës më specifikisht kujtesa, por gjithashtu të zvogëlohet rreziku për sëmundjen Alzheimer”, tha për CNN dr. Richard Isaacson, i cili drejton Klinikën e Parandalimit të Alzheimerit në Weill Cornell Medicine dhe Spitalin New York-Presbyterian.

“Sa më shumë të përputhej stili i tyre i jetesës me dietën mesdhetare, njerëzit kishin një vit shtesë më pak plakje të trurit. Kjo është e habitshme”, shtoi ai.

Në janar të vitit 2020, për të tretin vit radhazi, dieta mesdhetare u shpall si dieta më e mirë në botë nga US News & World Report.

Kjo dietë konsiderohet si shumë e lehtë për t’u mbajtur pasi është e pasur në yndyra të shëndetshme dhe peshk, dhe e varfër në ushqime të procesuara dhe mish të kuq.

Një tjetër veçanti e kësaj diete, të prezantuar për herë të parë në vitin 1993, është fakti se nuk ka një listë fikse me ushqime pasi çdo rajon i Mesdheut e përshtat atë në bazë të gastronomisë së saj.

Sipas nutricionistëve, sekreti i dietës në fakt, qëndron te freskia e ushqimeve, pasi ato duhen të sezonit. Po ashtu, sipas ekspertëve të fushës kjo dietë forcon imunitetin dhe parandalon mbipeshën dhe diabetin.

A duhet të ketë shtëpi të pleqve në Luginë?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration