Studenti nga Presheva Aziz Aziri: Tirana vend i mundësive, këtu kam familjen e dytë Foto: Aziz Aziri nga Presheva, student dhe aktivist në Tiranë
Lokale

Studenti nga Presheva Aziz Aziri: Tirana vend i mundësive, këtu kam familjen e dytë

14.Dec.2016 11:36
0
Aziz Aziri nga Presheva që ka studiuar në shkencat politike në Universitetin e Tiranës tani zhvillon aktivitete të ndryshme në kryeqytetin shqiptarë përmes organizatave joqeveritare.

Ai gjatë një bisede më gazetarin e Titulli.com është shprehur për momentet e para kur ka shkuar atje që shpeshherë kishte menduar të kthehet prapa.

“Po tregoj një sekret të vogël timin kur shkova për herë të parë në studime në Tiranë nga i shifsha kolegët të përgatitur profesionalisht thosha me vete të kthehem në shpi por Tirana e bëri të veten dhe sot për profesionin tim e ushtroj pa asnjë frike apo hezitim”, tha mes tjerash Aziri.

Aziri   bënë thirrje të rinjve nga Lugina e Preshevës që të studiojnë në Universitetin e Tiranës sepse ky  është metropol i shqiptarëve që jep shumë mundësi në fusha të ndryshme duke porositur që  të angazhohen edhe jashtë shkollës nëpër organizata qendra, sepse aty më së shumti e formojnë eksperiencën të përcjellin edhe jetën e natës por me reduktime.

Në pyetjen e gazetarit se sa është mirëpritur një ish student nga Lugina e Preshevës në tregun e punës në Shqipëri Aziri flet se në vendin ku ka zhvilluar  aktivitetin e punës ishte  i nderuar dhe i mirëpritur si në shumë raste të punës në Shqipëri. 

 “Mikpritja është “adet” e zakon i shqiptarit edhe në Shqipëri kam qenë shumë i privilegjuar në vendin ku punoja dhe u merresha me aktivitete, ka qenë një harmoni e mirë mes të rinjve ku dhe kam pasur rastin të njohë shumë persona, të shkëmbej ide dhe kontakte, të shkëmbej eksperienca dhe të konsolidohem me organet e punës”, tha Aziri, shkruan Titulli.com. 

“Vet fakti që isha nga Presheva i linte përshtypje se si një shqiptar qindra kilometra Shqipërisë  punon këtu me neve dhe gjithmonë e kisha atë kujdesin e nevojshëm nga koleget, unë familjen time të dytë e kam ne Tiranë”, potencoi ai.  

Edhe zhvillimet në vendin e tij të lindjes në Preshevë janë shqetësues për Aziz Azirin që sipas tij avancimet i sheh  të mangëta, si lëvizje hapash ne vend. 

“Të rinjtë nuk e kanë asnjë arsye pse të kthehen në Preshevë përpos se e kemi vendlindje, dhe ne se bashku duhet të bëjmë çdo gjë që të lëvizim gurët për hapa pozitive në Preshevë, të mos zihemi se me cilën parti jemi apo kush na udhëheqë por të mendojmë se çka ne mundemi të bëjmë për Preshevën dhe Bujanocin, këtyre dy vendeve i duhen aktivitete rinore, qendra rinore projekte kurse trajnime etj që të rinjtë tanë të jenë me të profesionalizuar”, ka vlerësuar Aziri./Valon Gashi/Titulli.com/

Preshevë: Isuf Ahmeti boton librin "Fragmente islame" me vlera fetare, sociale dhe atdhetare
Talenti i ri nga Lugina në futbollin Belg
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration